Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës! Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Kjo bëhet përmes organizimit të aktiviteteve nga më të ndryshmet.
Në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë urimin prekës për nënën e tij, e cila ndodhet në qiell, pasi ka humbur jetën 2 vjet më parë. Përveç nënës ai ka uruar edhe çdo nënë vajze e grua në tokë, të cilat i cilësoi si lulet më të bukura në botë. Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka e nisi 8 marsin më një urimin për të gjitha vajzat dhe gratë. Ajo tha se një nga prioritetet e OKB është agjenda agjenda për vajzat dhe gratë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka uruar stafin e shërbimit Infektiv në QSUT, duke i quajtur heronj për punë dhe sakrificën e tyre gjatë këtyre dy viteve pandemi.
Si e ka zanafillën kjo ditë?
Ajo është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. Situatën e rënduar të tyre e ekspozoi më shumë tragjedia e vitit 1911, kur nga zjarri që ra në fabrikën “Triangle”, humbën jetën 123 gra e vajza. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.
Asokohe pati mjaft marshime, protesta e greva, por asnjë prej tyre nuk u zhvillua në 8 mars. Kjo datë do të shfaqet vetëm në vitin 1914 dhe, sipas gjasave, u caktua atë vit pasi qëllonte e diele. Ndërsa tre vjet më vonë, gratë ruse dolën nëpër rrugë të dielën e fundit të shkurtit, së cilës, në kalendarin gregorian, i korrespondonte data 8 mars, gjatë asaj që do të njihej si protesta e bukës dhe paqes. Vetëm në vitin 1975, Kombet e Bashkuara do ta nisnin ta festonin përfundimisht Ditën e Gruas në këtë datë. Prej dekadash të tëra, kjo ditë vazhdon të kujtohet përmes protestave.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka uruar stafin e shërbimit Infektiv në QSUT, duke i quajtur heronj për punë dhe sakrificën e tyre gjatë këtyre dy viteve pandemi.
“Gëzuar Ditën e Gruas. Kush më shumë se ju, heroinat tona duhet që të transmetonim edhe për të gjithë gratë e tjera një urim nga zemra. Kur po vija këtu po mendoja se kush do e dinte se sa të forta do ishim nëse nuk do të ishim vënë në provë. Ju e treguat me punën, me sakrificën tuaj, me gjithë përkushtimin, lartësinë e detyrës që mbani edhe që sinqerisht vlerësoj shumë të gjithë rolin që keni pasur përgjatë një periudhe jo të lehtë për të gjithë ne. Ju keni qenë një model dhe një shembull për të gjitha ne. Jam e bindur që vlerësimi i të gjitha grave por edhe i të gjithë shoqërisë për ju është maksimal. Nëpërmjet shembullit tuaj jam e bindur që keni frymëzuar jo vetëm studentët, mjekët e rinj, gjithë gratë dhe vajzat. Gjithashtu do të vijoni të jeni një burim frymëzimi për të gjithë. Nëse ka një simbolikë të gruas së fortë, të vajzave të forta janë pikërisht ato që janë në frontin e parë të përpjekjeve me një armik të padukshëm, që jeni ju, por edhe gjithë gratë dhe vajzat në të gjithë sistemin tonë shëndetësor”, tha Manastirliu.
Në ditën e 8 marsit, Ministrja Manastirliu nuk la pa përmendur situatën e luftës në Ukrahinë.
“Në Europë po bëhet një luftë dhe aty gratë, nënat, vajzat, nënat e reja po përballen me vështirësitë e një lufte absurde. Gra që po ndahen nga burrat e tyre, nga fëmijët e tyre. Një luftë të pakuptimtë por që përsëri tregon se çfarë force ka gruaja dhe se si ajo mund të bëjë që jeta të shkojë përpara edhe kur ka vështirësi të mëdha. Padyshim që 8 Marsi sot ka një simbolikë të veçantë edhe në këtë drejtim”, tha Manastirliu.
Në ditën e 8 Marsit Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi të gjithë stafin e grave të shëndetësisë, nga mjeket, infermieret, epidemiologet, vaksinatoret, laborantet, stomatologet, farmacistet, logopedistet, fizioterapistet, punonjeset në shërbime, të cilat, siç u shpreh Manastirliu, treguan me durim çfarë do të thotë të mos tërhiqesh kur përballesh me vështirësi, çfarë do të thotë të sakrifikosh veten e familjen në shërbim të të tjerëve dhe t'ia dalësh në betejën për jetën.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Sallën e Komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, aty ku priten edhe raportime të rasteve të dhunës në familje, të cilat më pas ndiqen nga strukturat përkatëse. Ministri shoqërohej në këtë takim edhe nga disa përfaqësuese të organizatave partnere të shoqërisë civile të të drejtave të grave dhe parandalimit të dhunës në familje. Teksa vlerësoi anën infrastrukturore të Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ministri Çuçi vuri theksin te parandalimi si një çështje e përbashkët e të gjithë institucioneve dhe shoqërisë.
“Ajo që mbetet akoma më shumë për të bërë është parandalimi. Kjo është çështja ku duhet të punojmë bashkë ngushtësisht sepse nuk lidhet vetëm me punën e policisë, nuk lidhet vetëm me shoqërinë civile apo gjithë institucionet shtetërore që merren me përkujdesjen sociale, por lidhet me të gjithë ne. Është një gjë që duhet ta koordinojmë sa më mirë në mënyrë që parandalimi të ketë një fokus më të veçantë. Kjo nuk është një gjë e lehtë. Kërkon mobilizim dhe koordinim të të gjithë strukturave tona. Sot Policia e Shtetit është gati për të kontribuar në këtë kombinim të të gjithë institucioneve për të arritur qëllimin final që të kemi sa më pak raste të dhunës në familje dhe për të rritur ndërgjegjësimin që të raportohet sa më shumë ky fenomen”, u shpreh ministri Çuçi.
Për raportimin e rasteve të dhunës në familje te Policia e Shtetit janë disa kanale, duke filluar që nga Komisariati Dixhital e deri te sportelet pranë komisariateve, aplikacioni “Bright Sky” apo telefonatat në sallën e komandimit në çdo drejtori vendore. Te Salla e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë mbi 60% e punonjësve janë gra e vajza.
Muaji mars përkon me nisjen e një fushate ndërgjegjësimi në të gjithë vendin, bashkë me organizatat e shoqërisë civile, për të rritur sensibilizimin për parandalimin e dhunës në familje dhe për ta denoncuar atë në Policinë e Shtetit, e cila reagon me të gjithë strukturat përkatëse për të zgjidhur nevojat për siguri dhe mbrojtje sociale të viktimave të dhunës.
Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka e nisi 8 marsin më një urimin për të gjitha vajzat dhe gratë.
Ajo shprehet se çdo ditë e më shumë luftojmë për të drejtat e grave dhe vajzave, për fuqizimin politik, ekonomik dhe social-kulturor të tyre.
Ajo shtoi se gjatë mandatit të Shqipërisë 2022 - 2023 në Këshillin e Sigurimit të OKB, agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë mbetet një nga prioritetet kryesore.
\Kryeministri Edi Rama në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, ka kujtuar nënën e tij në qiell, e cila e ka humbur jetën 2 vjet më parë.
Përveç nënës ai ka uruar edhe çdo nënë vajze e grua në tokë, të cilat i cilësoi si lulet më të bukura në botë.
“Mirëmëngjesi dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë.”, shkruan ai.