TIRANË- Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm se ministrja Edona Bilali ka dhënë dorëheqjen. Mediat pranë PD-së kanë publikuar një letër të saj, por ajo që bie në sy është se dokumenti është me logon e PS-së, ndërkohë që Bilali mban një post ministror.

Nisur nga kjo gazetarët e Report Tv Ermal Qori dhe Ergys Kavaja kanë komunikuar me vetë ministren, ku ka konfirmuar se është një lajm i pavërtetë.

“Fake News! Do të vazhdojë punën në ministri për të përmbushur objektivat për vitin 2023”, ka thënë ajo për Report Tv! 

Pas kësaj, këto mediat kanë fshirë lajmin që rezultoi të ishte në ‘fake news’.

 

Dokumenti i botuar në media pranë PD

Reagimi i ministres për Report Tv