Ministrja Ekonomi,takim me
fermerët në Korçë dhe Maliq

Ministrja Ekonomi,takim me<br />fermerët në Korçë dhe Maliq
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi zhvilloi gjatë ditës së sotme një vizitë në rajonin e Korçës dhe Beratit në kuadrin e turit të vizitave të saj në terren për t’u takuar me sipërmarrës për t’u njohur me shqetësimet e bizneseve, por dhe për të promovuar zona dhe rajone të ndryshme turistike.
 
Para vizitës në Korçë, Ministrja u ndal në Maliq, pikërisht në Pyllin e Fazanëve, që ndodhet në fshatin Drithas i poshtëm, pjesë e bashkisë së Maliqit ku së bashku me zv kryeministrin Niko Peleshi duke vizituar këtë pyll tha se turizmi natyror mund të shfrytëzohet për të zhvilluar këto zona, dhe për t’i kthyer në atraksione turistike .
 
Vizita në këtë park natyror përkonte me një ditë të shënuar që është dita e Tokës 22 prilli.
 
Ministrja Ekonomi theksoi se ka një ndërgjegjësim për mbrojtjen e parqeve natyrore nga vetë shqiptarët dhe se vizitat në parqet natyrore të Shqipërisë u rritën me 3.3 herë më shumë se sa nje vit më parë.
 
Ndërkohë  Ministrja Ekonomi  ka vijuar vizitën në fermën Morava, të cilën e konsideroi si një histori suksesi jo vetëm në zonën e Korçës por tashmët ë njohur në mbarë vendin për prodhimin e mjaltit dhe produkteve të tij.
 
Pikërisht sot Ferma Morava po prezantonte pjesën turistike të saj në Panairin që po zhvillohet në Prishtinë nga AKT. Ata ftojnë rregullisht turistë në fermë ku i bëjnë një guidë dhe u japin të provojnë produkte mjalti të kompanisë.
 
Ministrja Ekonomi vlerësoi prodhuesit në këtë fermë jo vetëm për produktet cilësore që ata prodhojnë por dhe për idetë kreative për ta futur këtë fermë në guidat turistike.
 
Më tej Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi së bashku me Ministrin për Çeshtjet vendore, z. Eduard Shalsi zhvilluan sot një takim në qytetin e Beratit me përfaqësues të hoteleve dhe restoranteve në qytet.
 
Tema kryesore e diskutimit ishte ligji i ri për uljen e Tvsh për strukturat akomoduese nga 20 % në 6% dhe impaktin që do të ketë kjo masë në përmirësimin e standardeve të këtyre strukturave.Tjetër temë që u diskutua ishte forcimi i rolit të Dhomës së Tregtisë dhe pjesëmarrja në to kryesisht e operatorëve turistike.
 
Në fund Ministrja ftoi operatorët turistike, apo bizneset e tjera që të marrin pjesë në programet për nxitjen e konkurueshmërisë, apo thirrjet për projekte turistike autoktone që mbështeten nga Ministria e Ekonomisë.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon