Ministrja gjermane dënon 'dhunën kundër policisë' në protestat pro-Palestinës në Berlin

Ministrja gjermane dënon 'dhunën kundër policisë' në protestat pro-Palestinës në Berlin

1697718327_nancy.jpg

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser dënoi "dhunën kundër policisë" në protestat pro-Palestinës në Berlin.

Në një deklaratë para takimit të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, Faeser tha:

"Dua të dënoj edhe një herë atë që ndodhi mbrëmë në rrugët e Berlinit. Kemi një shkallë jashtëzakonisht të lartë për lirinë e tubimit dhe është një gjë e mirë që njerëzit të protestojnë nëpër rrugë. Por, ajo që nuk është e mirë është përdorimi i dhunës dhe kryesisht kundër punonjësve të policisë. Për këtë arsye dënoj fuqimisht sulmet e kryera mbrëmë kundër punonjësve të policisë. Ne nuk pranojmë asnjë formë të dhunës'.

Ajo theksoi se në takimin e Komisionit Evropian (KE) do të diskutojnë edhe çështjen për kthimin e personave të rrezikshëm dhe kriminelëve në vendet e tyre, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

"Në fakt çështja e vështirë për t'u diskutuar në takimin e BE-së është interneti. Aty shohim shumë urrejtje, radikalizim. Sipas pretendimeve autori i sulmit në Bruksel është radikalizuar në internet. Kjo është diçka në të cilën duam të fokusohemi. Nëse mund ta dalloni herët këtë urrejtje në internet, mund t'i ndani ato nga njëra-tjetra. Kjo do të jetë çështja për disa javë dhe muaj të ardhshëm", tha Faeser.

Zëdhënësi i policisë njoftoi se në protestat e mbajtura dje janë lënduar 65 punonjës të policisë ndërsa janë arrestuar 174 persona.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli: Raketa nga Libani dhe Gaza! Ministri izraelit u premton trupave pushtimin tokësor: Së shpejti do ta shihni Rripin e Gazës nga brenda! Rishi Sunak në Tel Aviv


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia