GJERMANI-Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula Von der Leyen, është shprehur në favor të qëndrimit të Turqisë në NATO, duke thënë se dalja e Turqisë nga aleanca, do ta bënte edhe më të vështirë pasjen e marrëdhënieve të mira më të.
 
 “Turqia nuk na lehtëson misionin brenda NATO-s. Por askush nuk duhet të imagjinojë se një Turqi jashtë NATO-s do të na dëgjonte më mirë, do të ishte më lehtë bashkëjetesa me të, që Turqia të vijojë të qëndrojë në NATO", është shprehur ministrja gjermane  në një intervistë dhënë për mediat.
 
Më herët gjatë këtij muaji marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë përkeqësuar, për shkak të ndalimit të mitingjeve në mbështetje të referendumit për kalimin e republikës së Turqisë, nga parlamentare në presidenciale.
 
Ndërkohë nga ana e Turqisë nuk kanë munguar kritikat ndaj Gjermanisë, ku presidenti Erdogan ka akuzuar kancelaren gjermane Angela Merkel si një mbështetëse të terrorizmit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com