Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht para dorëheqjes?

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht para dorëheqjes?

Christine Lambrecht

Sipas disa raportimeve në media që përputhen, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht do të japë dorëheqjen. Gazeta gjermane "Süddeutscher Zeitung" shkruan, se Christine Lambrecht do të dorëzojë detyrën javën e ardhshme. Kurse sipas gazetës "Bild" iniciativa për dorëzimin e postit vjen nga vetë politikanja socialdemokrate. Sipas mediave arsye për dorëzimin e detyrës nga ministrja e Mbrojtjes është krijimi i bindjes tek Lambrecht, se nevojitet një fillim i ri në Ministrinë e Mbrojtjes. Por zyrtarisht nuk është konfirmuar asgjë. 

Lambrecht u ndodh disa herë në qendër të kritikave. Së fundmi një video Natën e Vitit të Ri shkaktoi reagime e kritika të forta. Lambrecht poston në mediat sociale një video, ku në sfondin e e zhurmën e fishekzjarreve që hidhen në Berlin, ajo flet për fundin e vitit dhe se ky vit ka qenë me "shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm". Deklarata e saj para luftës në Ukrainë me shumë të vdekur, u konsiderua e pavend. Opozita e CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht pas videos. Por kritika ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundeswehrit apo shfaqjen e saj publike.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrotjes tha se "janë zëra që ne nuk i komentojmë." Sipas të dhënave të ARD-së, dorëheqja e Lambrecht është "me shumë gjasa". Kancelari Scholz do të humbiste një ministre besnike, sipas korrespondentit të ARD, Stephan Stuchlik. Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë. Sipas "Süddeutscher Zeitung" shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara për ushtrinë e Bundestagut./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj