Ministrja Gjermeni në A1Report: Do
të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë

Ministrja Gjermeni në A1Report: Do<br />të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë
TIRANË - Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni e ftuar në studion e televizonit A1Report deklaroi se Xhamia e Namazgjasë do të ndërtohet. Vendimi i dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin e xhamisë është konfirmuar edhe nga Kryeministri i vendit, Edi Rama.

"Xhamia e Namazagjasë do të ndërtohet, u konfirmua edhe nga Kryeministri Rama. Në atë vend do të ndërtohet xhamia. Është pezulluar ndërtimi i godinës polifunksionale në një zonë që është me vlera historike. Ministria e Kulturës do të bashkëpunojë me Komunitetin Mysliman për të realizuar vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit".

E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi për objektet pa leje, Gjermeni u shpreh se do të bëjnë çdo gjë është e mundur për të penalizuar ndërtimet pa leje dhe se po punojnë për të krijuar një hartë për identifikimin e të gjitha zonave dhe ndërtimeve pa leje. Gjermeni shtoi se duke ndaluar ndërtimet pa leje, në këtë mënyrë rikthejnë besimin tek qytetarët dhe japin mesazhin se ligji ekziston.

"Do të parandalojmë dhe penalizojmë ndërtimet pa leje duke rikthyer besimin te qytetarët për institucionet dhe ligjin, duke dhënë mesazhin që ligji ekziston në Shqipëri. Po punojmë për të pasur një hartë për të identifikuar ndërtimet pa leje. Kemi kohë që e përgatisim këtë hartë. Jemi bazuar edhe tek denoncimet e qytetarëve, tek 'Stoprrënimit.com' duke vlerësuar shqetësimet e tyre dhe duke iu përgjigjur se në ato ndërtime pa leje shteti do të veprojë".

Përsa i përket promovimit të turizmit të Shqipërisë jashtë vendit, Ministrja Gjermeni pohoi se nuk ka statistika të sakta se sa turistë hyjnë në Shqipëri. Gjithahtu, Gjermeni shtoi se qeveria është duke bërë gjithçka që për të paraqitur një imazh sa më të mirë të Shqipërisë jashtë vendit.

"Është folur shumë, por nuk është bërë shumë, sidomos për promovimin. Sot nuk kemi stratistika të sakta se sa turistë hyjnë në Shqipëri. Kemi plan pune të qartë përsa i përket imazhit të Shqipërisë jashtë vendit, për tërheqjen e turistëve të huaj. Është një mundësi e mirë për të sjellë të ardhura. Duam që investimi në turizëm të rritet. Paketat tursitike me Kosovën dhe vendet e tjera në rajon do të jenë një mundësi e mirë për tursitët për tu njohur me historinë, vlerat etj. Një mundësi për promovim është duke sjellë edhe gazetarë të huaj në Shqipëri për turizmin për të parë vendin".
 
Lidhur me ndalimin e ndërtimeve pa leje në qytetet muzeale, si Gjirokastra, Berati dhe Kruja, Ministrja Eglantina Gjermeni saktësoi se këto zona ruhen nga UNESCO dhe do të parandalohet keqtrajtimi i tyre. Sipas saj, këto zona janë gjithashtu edhe një mundësi e mirë për të nxitur turizmin.

"Do të ndalohen leje të reja zhvillimi në këto zona duke parandaluar keqtrajtimin apo degradimin e këtyre zonave. Gjirokastra dhe Berati ruhen nga UNESCO, Kruja ka vlera të tjera të padiskutueshme. Duhet ti shikojmë këto vlera si mundësi pë të nxitur turizmin, për të mbajtur gjallë atë krenari që na karakterizon. Të gjitha këto janë pjesë e programit dhe premtimeve në fushatë, duke ndërmarrë masa konkrete, duke i rikthyer dinjitetin këtyre qyteteve".


(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar