Ministrja Gjonaj raporton para ambasadorëve të BE: Po godasim krimin dhe korrupsionin

Ministrja Gjonaj raporton para ambasadorëve të BE: Po godasim krimin dhe korrupsionin

Raportimi i Etilda Gjonajt para ambasadorëve

Kur duhet edhe një muaj nga vendimi i BE nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtare Antikorrupsion ka raportuar përpara ambasadorëve të vendeve të BE, lidhur me gjithçka është bërë në drejtim të masave për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit, si një nga prioritetet qeverisëse dhe po ashtu një kriteret bazë për ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit.

Ministrja Gjonaj ka folur për masat e marra nga Qeveria Shqiptare, përmes implementimit efektiv të reformave të thella shtetformuese, si Reforma në Drejtësi, Reforma në Administratën publike dhe të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit.

Shqipëria tashmë ka zhvilluar një politikë të qartë antikorrupsion mbështetur në Strategjinë Ndërsektoriale Antikorrupsion 2015-2020. Qeveria shqiptare ka forcuar transparencën dhe llogaridhënien duke riorganizuar strukturën anti-korrupsion si organ mbikëqyrës për të siguruar koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe Planit të saj të Veprimit

Etilda Gjonaj

Ajo është ndalur në veçanti në ngritjen e dy strukturave për zbatimin e strategjisë antikorrupsion, që janë Komiteti Koordinator ministror, në të cilin çdo ministri përfaqësohet në nivel zv.ministri dhe Task Forca ndërinstitucionale, e cila është përgjegjëse për inspektime ndërinstitucionale dhe është tashmë operative.

Aktualisht janë kryer disa inspektime me fokus kontrollin administrativ dhe ligjor të veprimtarisë së institucioneve që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve, si dhe zbatimin e procedurave të prokurimit publik

Etilda Gjonaj

Sipas ministres, një vëmendje e veçantë i është kushtuar përfshirjes në këtë aksion të gjerë antikorrupsion, të sa më shumë aktorëve, përfshirë shoqërinë civile, përfaqësuesit e biznesit dhe komunitetin ndërkombëtar. Nga ana e tyre ambasadorët e vendeve të BE kanë vlerësuar nismën e ministres Gjonaj për një raportim periodik të masave dhe rezultateve antikorrupsion. Ata gjithashtu vlerësuan angazhimin e qeverisë në luftën antikorrupsion dhe masat e marra në këtë drejtim, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të dhënë mbështetjen e tyre në përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për parandalimin e dhe goditjen e korrupsionit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj