FRANCE- Në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha do të takohet më disa përfaqësues të lartë të shtetit francez.

Fokusi i këtyre takimeve do të jetë Axhenda Europiane e Shqipërisë dhe masat konkrete që do ndërmerren nga qeveria për të cuar përpara procesin e integrimit.

Gjosha së bashku me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin do të prezantojnë progresin e Shqipërisë, si dhe sfidat e mëtejshme për marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin dhjetor, në një Seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Europiane Asamblenë Kombëtare.

Takimet e ministres së Integrimit zhvillohen në kuadër të një turi me përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, përpara marrjes së vendimit në muajin dhjetor, për statusin vendit kandidat.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)