TIRANE - Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë ku janë planifikuar një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të shtetit.

Në njoftimin për shtyp ministrja Gjosha, ka planifikuar të zhvillojë takime me Presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, me Kryeministrin Hashim Thaçi, me Ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj dhe me homologen e saj Vlora Çitaku.

Pas takimit me ministren Çitaku, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes “Për krijimin e Komisionit Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në Gjuhën Shqipe, si dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit të legjislacionit”.

Ministrja Gjosha pritet t’i dhurojë homologes Çitaku në emër të qeverisë shqiptare, të gjithë legjislacionin e BE-së të përkthyer ndër vite. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)