Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit

Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit

Foto Ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i bëri apel sot qytetarëve që të dhurojnë gjak.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu tha se njësitë lëvizëse gjatë shkurtit do të jenë në çdo qytet të vendit. 

‘A ke menduar kur ishte hera e fundit që dhurove gjak? Tani, me njësinë lëvizëse të dhurimit të gjakut, ky akt human dhe jetësor vjen më pranë teje! Sot, do të jemi në Bashkinë Burrel në qendër të qytetit. Gjatë muajit shkurt njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë bashkohu edhe ti dhe bëhu pjesë e këtij misioni human. Nga janari deri në dhjetor 2024, numri i dhurimeve ka arritur në 7,386 një kontribut i jashtëzakonshëm për jetët që varen nga ne. Duke shtrirë kujdesin dhe solidaritetin në çdo cep të Shqipërisë, të gjithë kemi mundësinë të japim kontributin tonë për ata që kanë më shumë nevojë. Çdo pikë gjaku shpëton jetë’, tha ajo. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik