Ministrja Koçiu: Mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale janë kryer nga fillimi i vitit, 12.303 prej tyre të një kompleksiteti të lartë

Ministrja Koçiu: Mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale janë kryer nga fillimi i vitit, 12.303 prej tyre  të një kompleksiteti të lartë

Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koçiu ka bërë me dije ditën e sotme se nga fillimi i vitit 2023 janë realizuar 46,574 ndërhyrje kirurgjikale, në spitalet e sistemit shëndetësor publik.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Koçiu bën me dije se nga këto ndërhyrje, 12,303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë, 17,117 të një kompleksiteti të mesëm dhe 17,154 të një kompleksiteti të ulët.

Ndër të tjera, ministrja nënvizon se me investimet në infrastrukturë dhe pajisjet mjekësore moderne, buxheti i vitit të ardhshëm do të vijojë mbulimin 100% të pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas.

"Nga janari i këtij viti, janë realizuar mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale, ku 12,303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë.

Krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, me buxhetin e vitit 2024 do të vijojë mbulimi 100% i pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas pranë vendbanimit."- shkruan Koçiu.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I.Lir: 18/11/2023 11:46

    Po ndonje investim per kujdesin paliativ nuk do kryeje kurre kjo lloj klase politike??? Vetem ne Shqiperi nuk ka asnje strukture te mirefillte ku jepet ky sherbim per njerzit qe i ka mposhtur semundja e rende,dhe vuajne pa fund se bashku me njerzit e tyre te dashur derisa shpirti tju ike nga kjo bote. Si mundet te jete keshtu ne nje vend qe pretendon Europen,duke ditur qe Europa solidaritetin dhe mbeshtetjen sociale per me te pamundurit e ka princip themelor te egzistences se saj.??? Dhe pamundesi e dhimbje me te madhe per ato familje qe e vuajne kete gjendje nuk besoj se ka. Sepse jeta duke qene gjeja me sublime,kur iken eshte dhe me e dhimshmja. Por si duket ketu gjeja qe kushton me pak se gjitheshka qenka jeta.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia i kemi pasur krahët e ngrohta nga Byroja Politike, ndryshe s’bënim dot karrierë