Ministrja Kodheli vizitë zyrtare në Gjermani

Ministrja Kodheli vizitë zyrtare në Gjermani
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është nisur sot për një vizitë dyditore në Gjermani me ftesë të homologes së saj znj. Ursula von der Leyen.
Në takimin me ministren e Mbrojtjes të Gjermanisë znj. von der Leyen, pritet të diskutohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh sidomos në fushën e mbrojtjes.

Çështjet e sigurisë, situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit, pa harruar edhe Kosovën, do të jenë disa nga pikat kryesore të takimit të ministres Kodheli dhe homologes së saj gjermane znj. Ursula von der Leyen.

Në ditën e parë të vizitës së saj, ministrja Kodheli është e ftuar për të mbajtur një leksion në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Gjermanisë në Hamburg. Ministrja Kodheli do të ketë një takim edhe me komandantin e kësaj akademie, gjeneralmajor Achim Lidsba.

Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, ministrja Kodheli do të ketë takime me këshilltarin ushtarak në qeverinë federale gjermane gjeneral brigade Andreas Delp, kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes në Bundestagun gjerman, z. Wolfgang Hellmich dhe komisionerin ushtarak të Bundestagut z. Hans-Peter Bartels.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel