Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi në mbledhjen e sotme të qeverisë, nisjen e punës për Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2027-2032 me prioritete të përcaktuara qartë si për arsimin parauniversitar, ashtu edhe arsimin e lartë e kërkimin shkencor.

"U miratua propozimi i ministrisë së Arsimit për hartimin e strategjisë Arsimit 27-32. Jemi në vitin e fundit të pararendeses dhe shumë zhvillime kanë ndodhur dhe dy shtyllat kryersore: arsimi parauniversitar dhe arsimi i lartë e kërkimi shkencor. Kjo strategji do të përfshijë modernizimin e kurrikulës në arsimin parauniversitar i cili ka nisur që këtë vit me klasat e para, të gjashta e të dhjeta e do të vijojë deri në vitin 2032, deri në përfundim të gjithë ciklit. Do të vijojë me të njëtjin intensitet plani për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në gjithë sistemin parauniversitar në menaxhimin e sistemit përmes platformës SMIP, vijimit të pajisjes deri në 1000 shkolla me laboratorë inteligjentë dhe pajisja e mësuesve të sistemit të mesëm të lartë me laptopë", tha Kumbaro.

Nga ana tjetër, minsitrja përmendi disa projekte konkrete që do të jenë pjesë e kësaj strategjie  siç është hapja e Liceut Francez të Korçës. “Për hapjen e liceut Francez me orientim shkencën dhe teknologjinë, marrëveshje e përbashkët me qeveriën franceze, kemi hedhur në konsultim public projekltigjin e posaçëm për hapjen e tij, me diploma që do të njihen nga të dy vendet, me idenë e krijimit të një modeli ekslence në ato fusha që janë prioritet i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor".

Ministrja Kumbaro përmendi edhe dy reforma të rëndësishme të parashikuara në këtë strategji: "Reforma e shërbimeve arsimore, ku jemi në hapat e fundit të një ligji që tranfsormon Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Agjenci autonome të shërbimeve arsimore për të përfshirë gjithë paketën e provimeve të maturave e të shtetit, si dhe kthimin e Qendrës së Botimeve të Diasporës në Agjenci Kombëtare të Gjuhës Shqipe në Diasporë si gjuhë e dytë për ta përfshirë shqipen në kornizën europiane të gjuhëve dhe për ta vënë në dispozicion si gjuhë pune, në kontekst edhe të integrimit Europian, ku me integrimin e Shqipërisë në BE, shqipja do të jetë gjuhë zyrtare si 28 gjuhët e tjera".

Për sa i përket arsimit  të lartë, ministrja u shpreh se fokus është cilësia dhe ndërkombëtarizimi. "Ka filluar puna për rishikimin e ligjit të Arsimit të Lartë mbas 10 vitesh me dy prioritete kryesore: krijimin e mekanizmave, rishikimin e kritereve dhe forcimin e operatorëve që veprojnë në arsimin e lartë të orientuar drejt një tregu të studiuar më mirë si dhe hapjen e tregut të arsimit të lartë drejt ndërkombëtarizimit, me synim bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me grupe universitare për të hapur universitetet e tyre për të tërhequr një kategori studentësh që vijnë nga vendet e tjera, e domosdoshme për tu përballur me një treg pune për vitet që do të vijnë, i cili do të jetë tregu eruopian", përfundoi ministrja Kumbaro.


Lajmi kryesor:

Çmimi i naftës deri në 201 lekë/litri, ministrja Ibrahimaj: Nëse vijon shtrenjtimi, rikthejmë Bordin e Transparencës