Rikthimi i Bordit të Transparencës mbetet një opsion në tavolinën e qeverisë, për të frenuar rritjen e cmimeve të karburanteve, siç veproi në vitin 2022, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë

Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e bursës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, tha Ibrahimaj.

Pas mbledhjes së qeverisë ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se operatorët e karburanteve po mbahen nën monitorim për të mos lejuar spekulimet me çmimet.

Por në Komisionin e Ekonomisë, deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se sipas tij tregu i karburanteve funksionon si një kartel.

“Ka ndryshuar me një mesazh dhe unë po përpiqem shumë që ato mesazhe t'i mbledh dhe t'ua dërgoj, dhe mbi të gjitha nën diktatin e një shoqate që garanton kartelin, që është shoqata e hidrokarbureve. Këto mesazhet nuk i dërgojnë thjesht dhe vetëm këta drejtuesit e kompanive, por këto mesazhet veçanërisht tek pikat e bardha i dërgojnë zyrtarët e shoqatës së hidrokarbureve të paktën nga ato që kam unë ajo që lexoj unë. Pra shoqata e hidrokarbure që funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve në këtë rast”, tha Braçe.

Ministria e Financave, ka ngritur një Task Forcë që do të kontrollojë tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar abuzimet me çmimin e naftës. Në fokusin e kësaj task-force të Doganave dhe Tatimeve do të jetë kontrolli si i pikave të shumicës ashtu edhe të pakicës, jo vetëm për çmimet por edhe për sasitë e hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë.

Këtë të mërkurë çmimi i naftës në pikat e karburanteve me pakicë luhatet shkon deri në 201 lekë për litër, mbi 25 lekë më shtrenjtë se para 1 jave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Ministrja Kumbaro: Miratuam hartimin e strategjisë së arsimit 2027-2032, modernizim të kurrikulës dhe përmirësim të cilësisë në universitete

 

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi në mbledhjen e sotme të qeverisë, nisjen e punës për Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2027-2032 me prioritete të përcaktuara qartë si për arsimin parauniversitar, ashtu edhe arsimin e lartë e kërkimin shkencor.

"U miratua propozimi i ministrisë së Arsimit për hartimin e strategjisë Arsimit 27-32. Jemi në vitin e fundit të pararendeses dhe shumë zhvillime kanë ndodhur dhe dy shtyllat kryersore: arsimi parauniversitar dhe arsimi i lartë e kërkimi shkencor. Kjo strategji do të përfshijë modernizimin e kurrikulës në arsimin parauniversitar i cili ka nisur që këtë vit me klasat e para, të gjashta e të dhjeta e do të vijojë deri në vitin 2032, deri në përfundim të gjithë ciklit. Do të vijojë me të njëtjin intensitet plani për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në gjithë sistemin parauniversitar në menaxhimin e sistemit përmes platformës SMIP, vijimit të pajisjes deri në 1000 shkolla me laboratorë inteligjentë dhe pajisja e mësuesve të sistemit të mesëm të lartë me laptopë", tha Kumbaro.

Nga ana tjetër, minsitrja përmendi disa projekte konkrete që do të jenë pjesë e kësaj strategjie  siç është hapja e Liceut Francez të Korçës. “Për hapjen e liceut Francez me orientim shkencën dhe teknologjinë, marrëveshje e përbashkët me qeveriën franceze, kemi hedhur në konsultim public projekltigjin e posaçëm për hapjen e tij, me diploma që do të njihen nga të dy vendet, me idenë e krijimit të një modeli ekslence në ato fusha që janë prioritet i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor".

Ministrja Kumbaro përmendi edhe dy reforma të rëndësishme të parashikuara në këtë strategji: "Reforma e shërbimeve arsimore, ku jemi në hapat e fundit të një ligji që tranfsormon Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Agjenci autonome të shërbimeve arsimore për të përfshirë gjithë paketën e provimeve të maturave e të shtetit, si dhe kthimin e Qendrës së Botimeve të Diasporës në Agjenci Kombëtare të Gjuhës Shqipe në Diasporë si gjuhë e dytë për ta përfshirë shqipen në kornizën europiane të gjuhëve dhe për ta vënë në dispozicion si gjuhë pune, në kontekst edhe të integrimit Europian, ku me integrimin e Shqipërisë në BE, shqipja do të jetë gjuhë zyrtare si 28 gjuhët e tjera".

Për sa i përket arsimit  të lartë, ministrja u shpreh se fokus është cilësia dhe ndërkombëtarizimi. "Ka filluar puna për rishikimin e ligjit të Arsimit të Lartë mbas 10 vitesh me dy prioritete kryesore: krijimin e mekanizmave, rishikimin e kritereve dhe forcimin e operatorëve që veprojnë në arsimin e lartë të orientuar drejt një tregu të studiuar më mirë si dhe hapjen e tregut të arsimit të lartë drejt ndërkombëtarizimit, me synim bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me grupe universitare për të hapur universitetet e tyre për të tërhequr një kategori studentësh që vijnë nga vendet e tjera, e domosdoshme për tu përballur me një treg pune për vitet që do të vijnë, i cili do të jetë tregu eruopian", përfundoi ministrja Kumbaro.

Ora 13:46
Malaj: Së shpejti do të dalin aktet ligjore për bastet sportive online

 

Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se shpejti do të dalin të gjithë aktet nënligjore që do të mundësojnë më pas hapjen e basteve online.

“Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Shumë shpejt do dalin aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Është marrë ekspertizë ndërkombëtare, që kuadri ligjor për bastet online të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”, tha Malaj.