Ministrja Kumbaro në Konferencën e Berlinit

 /ATSH-Megi Zonja/ Ministrja Mirela Kumbaro, do të marrë pjesë në konferencën e Berlinit "Një shpirt për Strategjinë e Evropës", ku do të referojë në panelin "Periferia e Evropës".
Temat e konferencës së sivjetme do të jenë: Periferia si frymëzim për Evropën dhe " Qyteti si vend i përfshirjes", me pjesëmarrjen e politikanëve: Martin Schulz, President i Parlementit të BE-së, Donald Tusk , President i Këshillit të Evropës, Doris Pack, deputete e Parlamentit Evropian, Michael Roth, Ministri gjerman i Shtetit, etj.
Në konferencë do të referojnë edhe përfaqësues të medias dhe fusha të tjera të shoqërisë civile, si : Antje Contius, drejtore e S. Fischer Stiftung, Lirak Çelaj, anëtar i "Një shpirt për Strategjinë e Evropës", Georgi Gospodinov, shkrimtar, Gianni Skaragas, shkrimtar, etj. 8 nëntor 2015, ora 1:00-6:00 PM 9 nëntor 2015, ora 09:00 AM-5:00PM Allianz Forum, Pariser Platz 6, 10117 Berlin, Gjermani

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën