MINISTRJA E MAS, LINDITA NIKOLLA NE FESTEN E MATURANTEVE NE KORCE
Tiranë, 28 Qershor /ATSH-Z.Tosku/ - Ministrja e Arsmit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në një takim në qytetin e Korçës per festën e maturantëve është shprehur e entusiazmuar për mirëadministrimin e Maturës Shtëtërore. "Ne ia dolëm të mirëadminstrojmë maturën shtëtërore duke parë situatën e dhënies dhe nxënies së nxënësve. Jam e lumtur që jam në qytetin e Koçës, me maturantët, duke shënuar një standart të ri jo vetëm për qytetin, por edhe për Shqipërinë duke ia dalë viteve të gjimnazit".
Nikolla foli edhe për pjesën e maturantëve të ngelur në provimet shtëtërore ku sipas saj, "maturantët e ngeluar nuk janë të braktisur, por tanimë jane në kujdesin tonë, duke siguruar që gjatë muajit korrik-gusht, të gjitha dyert e shkollave do të jenë hapur sëbashku me gadishmërinë e mësuesve për t'i ndihmuar". Sipas saj, kjo është një situatë e re për Shqipërinë, pasi "ne jëmi për të zhvilluar përgjegjësi të reja më shumë se kurrë ku shkollat të orientohen drejt cilësisë", u shpreh ministrja Nikolla.
E pyetur nga mediat përsa i përket kalimit të Arsimit Profesional në përgjegjësi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ajo tha se "kjo ishte një lëvizje e duhur . Lligji kaloi, sigurisht ishte një moment reflektimi siç ndodh në nje vend demokratik për të mundësuar një situatë të re. Ne nuk mjaftohemi duke treguar të kaluarën, por edhe të ardhmen". /a.ke/