Ministrja Nikolla takon homologun
Kosovar: Unifikim të sistemit arsimo

Ministrja Nikolla takon homologun<br />Kosovar: Unifikim të sistemit arsimo
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit ishte në qendër të takimit mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe homologut të saj kosovar, Arsim Bajrami.

Gjatë takimit në Tiranë, dy ministrat shprehën entuziazmin për shtrirjen dhe forcimin e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e cilësoi takimin si një takim të kthyer në traditë të përbashkët pune, ku mundësohet trajtimi i çështjeve dhe problematikave që lidhen me fushën e arsimit.

Në këtë tryezë u diskutuan pika të rëndësishme, siç është ajo e një sistemi të përbashkët kurrikular midis dy vendeve për arsimin parauniversitar, fushën e arsimit të lartë, profesionet e rregulluarasi profesioni i mjekut, stomatologut, farmacistit, infermierit, mamisë, arkitektit dhe inxhinieritdhe njohjen e diplomave dhe titujve të arsimit të lartë.

“Kemi shumë për të bërë, por kemi edhe detyra të vendosura nga mbledhja e fundit e përbashkët e dy qeverive tona, pa lënë mënjanë, një sektor shumë të rëndësishëm që lidhet me diasporën, ku kemi vendosur një agjendë të përbashkët veprimi, për të vijuar me tekstet, cilësinë e tyre dhe përmirësimin e punës sonë për mësimin e gjuhë e kulturës shqipe” tha ministrja Nikolla.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës,  Arsim Bajrami shprehu kënaqësinë që ndodhet në Tiranë për këtë takim të përbashkët pune dhe theksoi se do të punohet më tej për vazhdimin e bashkëpunimin mes dy vendeve.

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës