Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar sot Bazën Ajrore të Farkës. Për pak momente, Xhaçka ka qenë koopilote e re e helikopterëve të ushtrisë. 

Ka qenë vetë ministrja e cila përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e pilotëve të FA në përballimin me sukses të rasteve të emergjencave apo operacionet e kërkim-shpëtimit. Ajo ka flutuar për disa momente me një prej helikopterëve "Cougar" të Forcave të Armatosura. "Në Bazën Ajrore të Farkës, pilotët dhe helikopterët e së cilës mbajnë një peshë të jashtëzakonshme në operacionet e kërkim-shpëtimit apo emergjencave civile", shkruan Xhaçka në Facebook.  
xhacka
olta xhacka
olta xhacka
olta xhacka
(Olta Xhaçka inspekton bazën ajrore të FA)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com