Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë një leksioni të hapur me studentë dhe profesionistë të mjekësisë, ndau qasje bashkëkohore mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin e diagnostikës, duke theksuar rëndësinë e përvetësimit të këtyre inovacioneve nga brezi i ri i profesionistëve të shëndetësisë.
Gjatë bashkëbisedimit, ministrja Sala solli një panoramë të evoluimit të diagnostikës ndër vite, duke ndarë me mjekët e rinj edhe eksperiencën e saj profesionale dhe akademike, të zhvilluar në strukturat më prestigjioze mjekësore si Kembrixh, Nju Jork, Itali, etj. në diasgnotikimin e sëmundjeve onkologjike.
Ajo inkurajoi studentët të përqafojnë inovacionin dhe të bëhen pjesë aktive e zhvillimeve të reja në mjekësi, duke theksuar se profesionistët e rinj do të kenë një rol kyç në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më modern, më efikas dhe të orientuar drejt teknologjisë.
“IA nuk do zëvendësojë radiologët, por do zëvendësojë ata që nuk e përdorin atë”, u shpreh ministrja Sala.
Në fokus të leksionit ishin risitë më të fundit në diagnostikë dhe mënyra se si Inteligjenca Artificiale po ndikon në rritjen e saktësisë së diagnozave, analizimin më të shpejtë të të dhënave mjekësore dhe mbështetjen e vendimmarrjes klinike.
Gjithashtu, Ministrja Sala theksoi rëndësinë e implementimit të këtyre teknologjive në sistemin shëndetësor shqiptar, si pjesë e procesit të modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore.
Komente










Do zevendesoje dhe ty, bashke me deputetet...
Përgjigju