Spitali Rajonal Shkodër po hyn në një fazë të re transformimi duke përmirësuar kushtet dhe shërbimin për banorët e qytetit verilindor.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala inspektoi nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e maternitetit të Shkodrës.
“Materniteti dhe shërbimet e tij po konsolidohen përmes përmirësimit të infrastrukturës, pajisjeve moderne dhe riorganizimit të proceseve të punës, për të garantuar kujdes cilësor, të sigurt dhe të denjë për çdo nënë dhe çdo foshnjë”, shkruhet në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në postim Ministria e Shëndetëisë thekson se nga infrastruktura dhe digjitalizimi tek unifikimi i protokolleve mjekësore dhe menaxhimi efikas i shërbimeve, janë një tregues i rëndësishëm i harmonizimit me standardet europiane të kujdesit shëndetësor për pacientët.
Komente










