Ministrja teknike e Arsimit: Drejtues
të DAR fushatë, penalizim dhe padi

Ministrja teknike e Arsimit: Drejtues<br />të DAR fushatë, penalizim dhe padi
Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina deklaron se janë duke u bërë verifikimet për rastet e konstatuara, ku disa drejtues të institucioneve arsimore apo punonjës të sistemit arsimor janë angazhuar në fushatë elektorale, në kundërshtim me ligjin.
 
Sipas MAS, janë raportuar se janë përfshirë në fushatë Drejtoresha e Zyrës Arsimore Rajonale në Librazhd Bardha Qatja, punonjësi i Zyrës Arsimore Kolonjë Ermal Zylfo duke mbështetur fushatën elektorale të kandidates për zgjedhjet Parlamentare, e cila rezulton Drejtuese e Drejtorë Arsimore Rajonale, Erseke, drejtuesi i Zyrës Arsimore Tepelenë Shkëlqim Imera dhe drejtuesja e Zyrës Arsimore, Kuçovë Eglantina Zeqo.
 
Ngjarje të tilla do të jenë objekt verifikimi dhe sipas rastit objekt penalizmi administrativ dhe juridiko-penal nga organet ligj zbatuese përkatëse” thuhet në deklaratë.
 
Ministria e Arsimit dhe Sportit thotë se do të intensifikojë monitorimin e të gjithë procesit mësimor, si dhe të gjithë informacionet dhe komunikimet e përcjella përmes medias se shkruar dhe asaj elektronike, për të mundësuar një përmbyllje të suksesshme të arsimit parauniversitar, transparencë dhe informacion mbi vlerësimet e Maturës Shtetërore, duke kërkuar nga të gjithë, zbatimin e përpiktë të përcaktimeve ligjore.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur