Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në Turqi, takohet me homologun e saj turk: Ankaraja partnere kyçe për Shqipërinë dhe gjithë rajonin
Delegacioni shqiptar në Turqi
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Ministrja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e Turqisë në rajonin tonë, teksa theksoi se bashkëpunimi rajonal mbetet çelësi për përballimin me sukses të kërcënimeve ndaj sigurisë.
“Jemi shumë të kënaqur që intensifikimi i dialogut politik është shoqëruar me një rritje domethënëse të bashkëpunimit dypalësh. Sot diskutuam konkretisht mbi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe tregtisë. Vërejmë me kënaqësi se në vendin tonë ka një trend të vazhdueshëm, pozitiv dhe në rritje të investimeve turke.
Aktualisht kemi arritur nivelin e 800 milionë dollarëve në vëllimin tregtar, që është shifër goxha domethënëse, por që e dimë se nuk pasqyron realisht potencialin që ekziston mes vendeve tona. Megjithatë, ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm, të inkurajuar nga projektet të reja te investimeve, që tashmë janë duke u zhvilluar në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë”, tha kryediplomatja shqiptare në deklaratën e përbashkët për shtyp.
Ministri Çavusoglu përshëndeti nisjen e negociatave Shqipëri-BE dhe vlerësoi përpjekjet e vendit tonë në bashkëpunimin rajonal. Sipas tij, Turqia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtëse të saj.
“Jemi të kënaqur që Shqipëria ka nisur negociatat e anëtarësimit me BE. Vendi juaj është anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një kohë të vështirë. Ne vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe kemi mbështetur e do të vazhdojmë të jemi gjithmonë pranë Shqipërisë vëllazërore”, u shpreh Ministri Çavusoglu.
Në vitin 2023, Shqipëri dhe Turqia shënojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9758
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20
-
VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë
10 Janar, 10:00
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë
9 Janar, 12:09
-
Zyrtari i lartë amerikan takohet me Ramën, Verma: Partneriteti ynë siguron Shqipërinë të përparojë drejt Integrimit të plotë europian
8 Janar, 21:05
-
Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në Tiranë: Bashkëpunim për forcimin e demokracisë dhe sigurisë
8 Janar, 15:53
-
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin
8 Janar, 11:06
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35