Bllokohen 141 ton miell me minj të ngordhur e krimba në biznesin 18 vite pa licencë e kontroll në Fushë-Krujë (VIDEO)

FUSHE KRUJE-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 141.6 ton produkte të pasigurta në një magazinë në pronësi të Afrim Bicit, ndërsa i ka bllokuar aktivitetin dhe e ka gjobitur me 3.15 milionë lekë për shkeljet që janë konstatuar. AKU-ja sqaron se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar aktivitetin për “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike.

"Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë" thuhet në njoftim. Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5 ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb).

Njoftimi i plote i AKU-se
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor duke monitoruar zbatimin e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor në funksion të sigurisë ushqimore dhe mbajtjes pastër të tregjeve nga produktet e pasigurta për konsum dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “Afrim Bici” me aktivitet “Magazinë mielli dhe ushqimi për blegtorinë”, Fushë-Krujë, u konstatua se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar edhe aktivitetin “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat).

Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë. Në disa thasë me miell nga lagështia ishin formuar masa të ngurta, sende dhe objekte të panevojshme për aktivitetin ishin të hedhura nëpër ambjent, ambjenti i ambalazhimit dhe magazinimit ishte i padezinfektuar, produktet ushqimore ruhen në të njëjtin ambjent me plehrat kimike, frigoriferi i përshtatur për depozitë misri kishte prani të theksuar ndryshku, lëvizja e produktit sipas numrit të lotit ose datës së skadencës nuk regjistrohej për gjurmim dhe plani/manuali i vetëkontrollit nuk njihej/zbatohej.

Në magazinën e ruajtjes së produktit u evidentua se produktet mbaheshin në ruajtje në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe një pjesë e së cilës e ambalazhuar në thasë 25 kg dhe 50 kg të paetiketuara dhe të pasigurta për konsum. Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb). Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë 500,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
  3. Gjobë 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  4. Gjobë 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  5. Gjobë 150,000 lekë (etiketim të ushqimeve për kafshë në kundërshtim me ligjin),
  6. Gjobë 200,000 lekë (veprime në kundërshim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
  7. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore,
  8. Bllokim të 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon intensifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimorë për parandaluar çdo praktikë abuzive që ndikon në shëndetin e konsumatorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi_Vlore: 29/08/2019 14:27

    Po ça bejn kjo qeverri boo bo kan tru ne kok a jo , si nuk e len njeriun te punoj po i sekuestrojn djersen e ballit , miun e shtepis te ngordhur ja marin . taksa po , fatura po , leket e dritave u a vjedh , rruget u prish qendrat e qyteteve u a betonon si vloren... Qr Yyyyy u qr ‘Me ne fitojen te gjith, thoshte doktorri ,po ate duan keta kafshri normal ...

    Përgjigju
  • O tej: 29/08/2019 13:55

    Pjerdhin per gjobe duan Enverin keta o tej

    Përgjigju
  • Skandal: 29/08/2019 13:39

    Ushqim per kafshe qe perdoret per njerez- lere se i ke thene te gjitha!!!

    Përgjigju
  • Ased: 29/08/2019 10:59

    A ju hongert mortja! Vetem gjob ktyre??? Kta meritojne burgun mer vemje se boll bete gjueti kuponash! Ktyre u ka mbire miu!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë