Mino Raiola: Donnarumma
është Maradona i portierëve

Mino Raiola: Donnarumma<br />është Maradona i portierëve
Mino Raiola paralajmëron Milanin. Menaxheri i famshëm i futbollistëve, i është rikthyer edhe një herë tjetër, çështjes se lojtarit të tij, poriterit të Milanit Gianluiggi Donnarumma.

Raiola e cilëson 18-vjeçarin si Maradonën e portierëve. Më tej ai shtoi se në ndjekje të gardianit të kuqezinjve janë plot 11 skuadra.

Nëse do të qëndrojë apo jo tek Milan edhe për sezonin ardhshëm, kjo mbetet një dilemë. “Donnarumma nuk është as skllav e as robot. Ai vetëm mund të rritet profesionalisht dhe duhet ta lemë të qetë për këtë pjesë. Nuk duhet ti ushtrojmë shumë presion. Ndoshta ai mund të rinovojë me Milanin, ndoshta jo. Janë 11 skuadra që e kërkojnë. Personalisht kurrë nuk i kam dhënë ultimatum dyshes Fassone-Mirabelli.”

Kontrata aktuale e Giggi Donnarumma skadon në qershor të 2018 dhe për Raiolën ka ardhur koha që palët të ulen dhe të bisedojnë në lidhje me planet që kanë drejtuesit e Milanit për gardianin e portës së kuqezinjve.

 “Nëse unë dhe klienti im do të kishim dashur, të largoheshim nga Milani do ta kishim bërë një gjë të tillë. Ka ardhur momenti të ulemi dhe të bisedojmë.”

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A