Është hartuar një projektligj për mbrojtjen e pakicave kombëtare pasi Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare nuk është krejtësisht e zbatueshme nga shtetasit shqiptarë. Ky projektligj parashikon krijimin e një Komiteti për pakicat kombëtare, të cilat janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake dhe serbe. Komiteti për pakicat kombëtare do të administrojë fondin që parashikohet të financohet nga buxheti i shtetit. Nëse një pakicë kombëtare përbën mbi 20% të popullsisë së njësive vendore, projektligji parashikon të drejtën e tyre për t’u arsimuar në gjuhën që u përket, të krijojnë partinë e tyre politike, të kenë median e tyre të shkruar dhe elektronike, të ruajnë kulturën e tyre si dhe një sërë të drejtash të tjera të shpjeguara më poshtë. Gjithashtu, sipas projektligjit, televizioni publik shqiptar duhet të transmetojë në njërin prej stacioneve programe posaçërisht për ta, në gjuhën e tyre.
Futja e gjuhës të çdo pakice kombëtare në shkolla
E drejta themelore e personave të pakicave kombëtare të parashikuara dhe në Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare është arsimimi në gjuhën e pakicës, krahas arsimimit në gjuhën shqipe që ua mundëson ky projektligj i cili po shqyrtohet në komisionet parlamentare. Të drejtat e personave, që u përkasin pakicave kombëtare në fushën e arsimit, ushtrohen në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku ato banojnë përmes sigurimit të kushteve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për hapjen e klasave në gjuhën e pakicës. Këshilli i Ministrave do të angazhohet edhe për krijimin e mundësive dhe kushteve për pajisjen me tekste shkollore, formimin fillestar, trajnimin dhe zhvillimin e mëtejshëm profesional të mësuesve, si dhe
për krijimin e funksionimin e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare, si dhe t’u japë të drejtën për hapjen e institucioneve parauniversitare nëse minoritetet e shikojnë të nevojshme. Ndalimi i masave që ndryshojnë përbërjen e popullsisë në bashkitë e banuara nga personat që u përkasin pakicave kombëtare, me qëllim kufizimin e të drejtave të parashikuara nga ky ligj është edhe detyrim sipas standardeve ndërkombëtare. Gjithashtu, personat që u përkasin pakicave kombëtare gëzojnë të drejtën për të vendosur dhe për të mbajtur kontakte të lira e paqësore përtej kufijve të Republikës së Shqipërisë me personat me të cilët ndajnë një identitet etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar apo një trashëgimi të përbashkët kulturore.
Të drejtat e tjera të minoriteteve
Projektligji për pakicat kombëtare u jep të drejtën pakicave kombëtare të themelojnë një parti politike apo të jenë anëtar i një partie politike me të cilën ndajnë të njëjtat bindje. Gjithashtu, projektligji thekson se minoritetet nuk duhet të diskriminohen dhe duhet të jenë të lirë të zhvillojnë liritë e tyre si shtetasit shqiptar në bazë të nenit 3 të Kushtetutës. Nevoja e këtij projektligji vjen pasi pakicat kombëtare nuk e gjejnë veten në Shqipëri, si dhe Konventa Europiane nuk gjen plotësisht zbatim këtu. Neni 10 i këtij projektligji i propozuar nga Këshilli i Ministrave fokusohet në sigurimin e kushteve për çdo person, që i përket pakicave kombëtare, pjesëmarrjen në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike të vendit, si dhe ruan identitetin e tyre gjuhësor, kulturor, fetar dhe trashëgiminë e tyre kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë. Projektligji garanton të drejtën e pakicave për të pasur median e tyre të shkruar dhe elektronike në përputhje me legjislacionin në fuqi për median e shkruar dhe elektronike. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, gëzojnë të drejtën e informimit në gjuhën e tyre amtare. Si dhe projektligji parashikon që radioja dhe televizioni publik qendror të transmetojë në njërin prej stacioneve të tij programe informative dhe kulturore në gjuhën e pakicave kombëtare.
Komiteti për pakicat kombëtare
Projektligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri parashikon krijimin e një Komiteti për to, me qëllim sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të pakicave kombëtare. Kompetencat që do të ketë Komiteti janë dhënia e rekomandimeve e të opinioneve në lidhje me hartimin e legjislacionit, të politikave dhe të programeve që kanë të bëjnë me të drejtat e 7 pakicave kombëtare dhe bashkëpunimin me institucionet.
Neni 14 parashikon:
- Të drejtën e përdorimit të gjuhës në marrëdhëniet me autoritetet vendore në bashkitë ku personat, që u përkasin pakicave kombëtare, banojnë tradicionalisht dhe përbëjnë mbi 20% të popullsisë së njësisë, në qoftë se ka një kërkesë prej tyre dhe kur i përgjigjet një nevoje reale.
- Vendosjen e emërtimeve të njësive administrative përkatëse, rrugëve dhe treguesve të tjerë topografikë, krahas gjuhës shqipe, edhe në gjuhën e pakicës përkatëse, sipas parashikimeve ligjore për vetëqeverisjen vendore, kur ka një kërkesë të mjaftueshme në njësitë administrative ku mbi 20% e banorëve i përket pakicave kombëtare.
- Në bashkitë ku personat, që i përkasin pakicave kombëtare përbëjnë mbi 20% të numrit të përgjithshëm të popullsisë të kësaj njësie, kanë të drejtë të marrin informacion, krahas gjuhës shqipe, edhe në gjuhën e pakicës, mbi zhvillimin e procesit zgjedhor.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com