Minoritetet, OSBE: Duhen hapa të
bashkërenduar për përfshirjen e tyre

Minoritetet, OSBE: Duhen hapa të<br />bashkërenduar për përfshirjen e tyre
TIRANE – Prezenca e OSBE-së në vendin tonë bën thirrje për përpjekje të bashkërenduara për të përmirësuar mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri.

Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton tha se duhet përmirësuar përfshirjen e minoriteteve në Shqipëri, në dritën e dialogut të gjerë që tashmë ka nisur.
 
Wilton u shpreh se: “Ne të gjithë e kemi parë se çfarë mund të ndodhë kur identiteti i minoriteteve përdoret për përçarje dhe diskriminim. Përkundrazi, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe integrimi kuptimplotë i minoriteteve janë faktorë që ndihmojnë në ndërtimin e shoqërive demokratike, të qëndrueshme dhe plot jetë. Është e mundur që të respektohet dhe kremtohet identiteti i minoriteteve dhe, në të njëjtën kohë, të bëhet pjesë e një shteti të fuqishëm e të qëndrueshëm; kjo është e mundur dhe pozitive.”

OSBE-ja, përmes Prezencës në Shqipëri dhe institucionit të Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare, ka mirëpritur hapat e Shqipërisë në drejtim të konsolidimit të stabilitetit në rajon dhe të kohezionit në vend. Në këtë kontekst, ngritja e një grupi pune ndër-institucional për të vlerësuar kuadrin ligjor dhe politikat për minoritetet është një zhvillim pozitiv.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?