Minoritetet, Rama i përgjigjet 
Dules: Ne, shembull në Ballkan

Minoritetet, Rama i përgjigjet <br />Dules: Ne, shembull në Ballkan
TIRANE - Sjella e Shqipërisë me minoritetet është shembulli që duhet ndjekur nga vendet e tjera të Ballkanit, por jo vetëm, edhe në Rajon e botë.

Këtë përgjigje i dha kryeministri Edi Rama, aleatit të tij në qeveri, kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili i kërkoi interpelancë pikërisht për të dhënë shpjegime për të drejtat e minoritetit në vendin tonë.

"Nëse ka disa pak gjëra që mund të krenohemi para botës e fqinjëve është sjellja jonë me minoritetet, si shqiptarë në Shqipëri, si shqiptarë në Kosovë, ku sigurisht nuk ka përsosmëri, pasi do të ishte pretendim i madh të flisnim për përsosmëri, por ku ka një situatë dhe një marrëdhënie me minoritetet si askund tjetër në Ballkanin e vjetër e të ri, në vendet e rajonit kandidate të BE-së, ose jo. Kjo është pak mbase për ty, por është 100 % e sigurtë", u shpreh Rama.

Rama: Askush nuk mund të na japë asnjë leksion. Eshtë e vetmja fushë, bashkë me të bashkëjetësës fetare ku ne mund të qëndrojmë qetësisht përballë kujdo se askush nuk mund të na japë asnjë leksion.
 
Dule: Nëse mendoni se vendi do të japë leksione, t’ju ftojmë në KiE të mbani një leksion që edhe ata mos të bëjnë gabime.

Rama: Eshtë koha për të parë sëbashku se çfarë mund të bëjmë më shumë që shembullin rrezatues të shqiptarëve në veri e jug të Rajonit e botës si shembull ta bëjmë edhe më të ndritshëm, edhe më përcues, si forcë e shembullit me të cilin ne duam t’iu imponohemi edhe të tjerëve për liritë e të drejtat kudo ku jetojnë. 

Sipas kreut të PBDNJ-së, situata me minoritetet, e veçanërisht më atë grek, nuk është për tu marrë shembull, ashtu siç më herët kryeministri deklaroi edhe gjatë vizitës në Serbi e Preshevë.

“Në vizitat tuaja në Beograd dhe në Preshevë folët për një status të lakmueshëm të minoritetit grek në Shqipëri, të drejtat janë universale, por ju dashur padashur bëtë një gabim. Nëse ju garantoni të drejta si ato të grekëve në Shqipëri ju garantoj se është e papranueshme, sepse janë të drejta të sanksionuara dhe me norma të pashkelshme nga Konventa Ndërkombëtare”, tha Dule

rama dule

Rama: Shqiperia nuk ka pasur dhe nuk do te kete asnjehere problem...Minoritetet gjtihmone ne vemendjen e qeverise
Rama tha se në Shqipëri nuk ka problem real me trajtimin e minoriteteve, madje veçoi vëmendjen e veçantë që qeveritë ndër vite i kanë dhenë minoritetit për të përmirësuar kuadrin ligjor në mbështetje të tyre.

“Përsa i përket situatës ekonomike dhe mundësisë që kjo situatë ekonomike të rëndojë mbi minoritetin, besoj se është një argument shumë i sforcuar për të mundur ta marrim seriozisht. Historia e shqiptarëve dhe përkatësisht e grekëve ka qenë një histori e mbushur me solidaritet kur ka ardhur puna për tu dhënë bukë grekëve që braktisnin vendin e tyre në kushtet e një lufte të egër. Nuk ka asnjë rast dhe asnjë moment në historinë tonë të përbashkët që në këtë anë të kufirit minoriteti të jetë trajtuar si një problem apo ti jenë shkelur të drejtat si minoritet. Eshtë meritë e të gjitha qeverive shqiptare që kanë qenë konsekuente në respektin ndaj minoriteteve dhe në përpjekjen për të përmirësuar kuadrin ligjor në mbrojtjen e minoriteteve. Në Shqipëri nuk ka pasur nuk ka dhe nuk mund të ketë një problem real për minoritetet, përkundrazi ka një vullnet të plotë për të përsosur legjislacionin”- tha Rama.


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur

Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur