Minoriteti, Greqia: Shqipëria
po vazhdon regjimin e Hoxhës

Minoriteti, Greqia: Shqipëria<br />po vazhdon regjimin e Hoxhës<br>
Presidenti grek Prokopis Pavlopulos dhe ministri i Jashtëm kanë kërcënuar Shqipërinë për rrugën e integrimit në BE, pasi sipas tyre nuk po respektohet minoriteti.  Pas votimit të ligjit për minoritetin në Kuvend, Ministria e Jashtme Greke deklaron se ligji përbën një hap pas për minoritetin më të madh.

Në vend që të garantojë të drejtat e minoriteteve në vend në bazë të modeleve europiane, ligji që votoi parlamenti shqiptar për mbrojtjen e minoriteteve, vazhdon arbitraritetin e regjimit të Hoxhës. Është një hap përpara për minoritetet ekzistente dhe inekzistente dhe një hap mbrapa për minoritetin më të madh në Shqipërithuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme greke.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Greqisë vjen në një ditë me atë të Presidentit Prokopis Pavlopulos, i cili kërcënoi Shqipërinë duke i kërkuar që të respektojë të drejtat e minoritetit, referuar protestave për pronat në Himarë, pasi po minohet rruga për në BE. Prokopis Pavlopulos theksoi se me Shqipërinë duam të kemi marrëdhënie të mira, por e cilësoi sjelljen e Tiranës si aventurizëm ndërkombëtar.

Me Shqipërinë duam gjithmonë të kemi marrëdhënie të mira, e mbështesim në procesin e anëtarësimit. Mirëpo, sjellje të aventurizmit ndërkombëtar si ato që po shohim së fundi ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës janë sjellje të një shkeljeje brutale të të drejtave të njeriut dhe kjo po ndodh me minoritetet për të drejtën e pronës.

Shqipëria dëmton vetë procesin e anëtarësimit dhe kjo nuk është përgjegjësia jonë. Ne nuk do të rrimë duarkryq ndaj sjelljeve të tilla” deklaroi ai duke paralajmëruar se në të ardhmen mund të ketë ndryshime qëndrimesh në raport me Tiranën zyrtare.

Greqia ka reaguar disa herë për cështjen e minoritetit duke kërcënuar Shqipërinë, ndërsa në Himarë banorët janë ngritur disa herë në protestë për të kundërshtuar planin për shëtitoren.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari