Minxhozi: Gara e Himarës dhe toksina e nacionalizmit politik antishqiptar

Minxhozi: Gara e Himarës dhe toksina e nacionalizmit politik antishqiptar

Fredi Beleri dhe Petro Gjikuria

“Himarjotëve dua t’ju them se nuk janë vetëm, kanë nënën Greqi për t’i mbrojtur. Herët a vonë do të shfajësohen”. Ndërsa Fredi Beleri linte tokën shqiptare drejt Strasburgut (përmes Athinës), duke bërë këtë deklaratë, Parlamenti shqiptar përgatitej të votonte të enjten me unanimitet një deklaratë që i kërkonte Greqisë që të niste procedurat për heqjen e ligjit të Luftës me Shqipërisë, i cili qëndron në fuqi që nga Lufta e Dytë Botërore.

E votuan këtë deklaratë edhe ata që në njërën anë bien dakord me absurdin e gjendjes mbi 80 vjeçare të luftës që Greqia mban në këmbë me Shqipërinë, kurse në anën tjetër bëhen dy herë rresht  garantët elektoralë të kandidimit në bashkinë Himarë të dy figurave që gjendjen de facto të luftës në marrëdhëniet tona dypalëshe e kanë profesion të vjetër e shumëvjeçar.

Në 4 gusht Himara do të shkojë në zgjedhje për të votuar pasardhësin e Fredi Belerit të dënuar një herë e mirë për të mos shkelur në asnjë zyrë publike të këtij shteti. Në këtë proces zgjedhor të dytë, partitë më të mëdha të opozitës PD dhe PL kanë rikonfirmuar hapur e në dritën e diellit atë që e bënë fakt të kryer pa shumë zhurmë edhe në zgjedhjet e 14 majit 2024: Që Himarën ja lënë elektoralisht dhe politikisht në dorë komponentit etnik grek, duke hequr faktikisht dorë nga gara dhe nga përgjegjësia politike për atë bashki. Ka ndryshuar vetëm emri, nga Fredi në Petro!

Kjo fshirje me gomë e siglave PD-PL në fletën e votimit të 4 gushtit, në favor të një kandidature të panjohur nga emigracioni si Petro Gjikuria, që nuk e di fare se çfarë është emri dhe pesha politike e këtyre dy partive në Shqipëri, shënon kapitullimin final të opozitës në një garë që nga politike e elektorale, është kthyer realisht në një konfrontim diplomatik mes Tiranës dhe Athinës.

Pas 12 vjetësh në opozitë, Sali Berisha, Ilir Meta dhe të tjerët rrotull tyre duket se kanë humbur çdo sens orientimi politik, e së bashku me të kanë humbur edhe përgjegjshmërinë që u takon të tregojnë si burra që kanë drejtuar shtetin e qeverinë e këtij  vendi. Po pranojnë të kandidojnë jo një, por dy herë rresht persona që kanë axhendë helenizimin e jo zaptimin e pronave të himarjotëve e luftën kundër korrupsionit.

Mllefi ekstrem ndaj Edi Ramës, por edhe pafuqia elektorale për të garuar në një bashki numerikisht të vogël pasi kanë humbur 64 nga 71 bashkitë në zgjedhjet e fundit vendore, po e çojnë këtë dyshe patriotësh falsë, drejt dorovitjes diplomatike të radhës  për palën greke. Merruni ju me Ramën, jua japim në sini argjendi bashkinë, ky është mesazhi tashmë publik e i pakamufluar që opozita jep për votimin e 4 gushtit në Himarë.

Duke hedhur në garë patriarkë lokalë të helenizmit, PD dhe PL po e pranojnë se retorika e tyre për mbrojtjen e pronave të himariotëve nga oligarkët është tashmë një fasadë e lodhur që nuk arrin ta mbulojë faktin e thjeshtë që opozita shqiptare e ka dorëzuar bashkinë e Himarës tek projekti i hershëm i qarqeve ekstremiste greke.

Ndodhemi në një fazë fundore të luftës politike në Shqipëri. Në atë fazë kur përballë gëzimit të lig për ta parë të mundur kundërshtarin politik (të cilin nuk e mund dot vetë), ti je i gatshëm të sakrifikosh edhe interesa madhore të cilat kurrsesi s’do të duheshin prekur nga një politikan i përgjegjshëm dhe që e do vendin e vet. Berisha dhe Meta ndodhen në një pikë të tillë dëshpërimi, kur pafuqia ju është kthyer në një toksinë që mund të helmojë gjithçka i del përpara. Përfshirë interesat e vendit.

Të shesësh sot për luftë kundër korrupsionit me pronat e himariotëve, kandidimin në zgjedhje të emrave të nacionalizmit politik më antishqiptar të cilët projekt parësor kanë helenizimin, e jo dërgimin në burg të hajdutëve, do të thotë të braktisësh çdo sinor e standart si përfaqësues i popullit shqiptar. E kanë dhënë një shembull të ngjashëm se deri ku mund të arrijnë, me marrëveshjen e rrëzuar të Detit këtu e 15 vjet më parë. Himara është vetëm stacioni i radhës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gaspër: 20/07/2024 21:27

    Të dy agjentë të grekut janë,....

    Përgjigju
    • Piluri: 21/07/2024 20:29

      Te dy jane bole

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë