Minxhozi: Ilir Metës i ka mbetur vetëm Elseid Hysaj

Minxhozi: Ilir Metës i ka mbetur vetëm Elseid Hysaj

Presidenti i Republikës e priti raportin final të Komisionit të Venecias rreth rolit të tij gjatë verës së shkuar, duke hedhur batuta e duke shpërfillur konkluzionet, për të cilat dikur kishte thënë se do të ishin të vetmet që do të pranonte! Ai tha madje se raporti i Komisionit të Venecias kishte për të më pak rëndësi sesa dëmtimi i mbrojtësit të Kombëtares Elseid Hysaj. Një mënyrë banale për të pritur një përgjigje aspak banale.

Mesa duket sarkazma e Ilir Metës bazohej mbi sigurinë e tij se termat e raportit, të bëra publike paraprakisht në mediat shqiptare, rreth tejkalimit të Kushtetutës nga kreu i shtetit shqiptar dhe në lidhje me vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk do të lëviznin nga vendi as në 11 tetor.

Kjo pritshmëri u vërtetua. Sipas juristëve të Komisionit të Venecias presidenti shqiptar e ka çuar në një rrugë kryekëput subjektive dhe jokushtetuese, procedurën e shpalljes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Sipas tyre, ai ka anashkaluar në mënyrë arbitrare konsultimet dhe konsensusin me palët politike, duke prodhuar një realitet të paqenë: atë të anullimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja, sipas interesave të tij politike, e jo sipas Kushtetutës.

Me firmën e Komisionit të Venecias, sot dimë zyrtarisht se ka rënë jo vetëm teorema politike verore e Ilir Metës, por bashkë me të, edhe saga e gjatë e braktisjes së sistemit nga ana e opozitës. Një verdikt më të qartë dhe të prerë vështirë se gjen.

E kjo qartësi nuk zhbëhet aspak nga fakti se ekspertët e Venecias nuk shohin truall solid për një procedurë shkarkimi për presidentin shqiptar. Tashmë posti i zotit Meta, pa betejën politike të zotit Meta, ka pak rëndësi.

Ajo që në fakt ka rëndësi në këtë histori përbaltjeje të një organizmi të nderuar juridik, është tentativa e Presidentit Meta për të deligjitimuar të vetmin institucion ndërkombëtar nsë fushën e ligjit, që historikisht ka qenë arbitri fundor, tryeza supreme dhe e paapelueshme, për të gjitha krizat e lëmshet e ngatërruara ku e ka futur veten Shqipëria pas vitit 1990.

Me krahasimin e Komisionit të Venecias me vertebrat e thyera të një futbollisti (me gjithë respektin për Elseid Hysajn), institucioni më i respektuar në fushën e ligjit në Evropë merr një damkë që nuk e meriton. Ilir Metës i ka mbetur sot vetëm Elseid Hysaj, po ne shqiptarët pse të mbesim pa një derë të mençur, ku kemi trokitur shumë e shumë herë në 30 vjetët e fundit?!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 12/10/2019 22:21

    Meta ka dhe keto te miat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës