Minxhozi: Pse i duhet Ramës (dhe amerikanëve) qëndrimi i Ilir Metës President?!

Minxhozi: Pse i duhet Ramës (dhe amerikanëve) qëndrimi i Ilir Metës President?!

Ilir Meta

E para, i duhej sepse praktikisht mandati presidencial i Metës ka mbaruar. Në korrik ai do të bëjë dorëzimet dhe në muajt që mbeten zor se mund të dëmtojë më shumë sesa ka dëmtuar. Presidenti aktual u kacafyt me maxhorancën, mallkoi ambasadorët, shau e sulmoi cilindo që i doli para, por tani kjo paradë e shëmtuar presidenciale po i afrohet fundit.

E dyta, më shumë sesa shkurtimi i kontratës së punës së presidentit me tre muaj, Ramës i duhej një gjest i madh pavarësie i gjyqësorit të ri. Me vendimin e sotëm, edhe vetë Presidenca po e gjen të vështirë të thotë diçka. E kundërta e spektaklit të turpshëm me deklarata e konferenca shtypi, që prodhuan gjatë zhvillimit të procesit në Kushteetuese.

Kreu i shtetit e ka kuptuar se ky vendim i sotëm, më shumë prish sesa ndreq punë në rrafshin politik afatgjatë. E donte veten  hero e viktimë të “gjyqtarëve të Ramës”, jo të mbijetuar të procesit. Bashkë me Metën, kushdo që deri më sot sokëllinte nëpër studio televizive e media se Rama ka blerë drejtësinë e re, sot ka një argument madhor më pak për ta bërë këtë.  Kushtetuesja ka hedhur poshtë shumicën parlamentare 6 me 1.  Më qartë dhe më pastër nuk bëhet.

Edhe amerikanët janë mëse të kënaqur që shumica aktuale qeverisëse mori një votë të qartë kundër në Kushtetuese, qoftë edhe me çmimin e mbajtjes në zyrë të Ilir Metës.  Edhe atyre, ashtu si dhe Ramës, tre muaj më tepër presidencë Meta nuk i prishin punë fare, ndërkohë që drejtësia e re kalon një provim shumë delikat pavarësie. Investimi strategjik i SHBA në Shqipëri, drejtësia e re, është sot më solid e i besueshëm sesa dje.

E treta, Ramës i duhet Ilir Meta në Presidencë edhe nja tre muaj për hir të mbajtes larg nga fusha e debatit politik. Me inceneratorët nëpër këmbë dhe në një moment gri të qeverisjes së tij, kryeministri do të donte ta mbante larg fushës së lojës kreun e shtetit deri në verë, kur nisin pushimet dhe kur institucionet mbyllen. Nëse Meta zbriste që sot në krah të Berishës nëpër mitingje e protesta, për Ramën do të rritej dhimbja e kokës dhe niveli stresit politik.

Ah, edhe një gjë e fundit, që në fakt duhej të ishte e para! Shqiptarët dhe shteti i tyre dalin më të dobët sot. Pra, janë të humbur, pasi mosndëshkimi i një kryetari shteti që quan gjysmën e popullit “grup i struktuar kriminal”, shënon një precedent tejet negativ për një institucion që përfaqeson unitetin e popullit. Me këtë vendim në dorë, një president i ardhshëm mund të bëjë çdo mysybet të padëgjuar, sepse para tij në Presidencë ka qenë Ilir Meta. Ky është aspekti i madh negativ i asaj që ndodhi sot në Kushtetuese.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stafi: 17/02/2022 21:13

    Jo o Bixhos jo. Ti si dhe gjith të tierët ,vetëm hallakasni të drejtën nëpër teori iluzionesh. Pse nuk thua se ku është Vishua? Mos e fshih ,se drejtësinë ai ka vite që e dikton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja