Ndërsa për llojet përkatëse të të rriturve nuk dihet sesi do të shkonte kjo histori, mesa duket dy këlyshët, gatopardi dhe qenushi, kanë një miqësi të pandarë mes njëri-tjetrit. Këlyshi i gatopardit Ruxa dhe qenushja Raina, luajnë dhe vrapojnë sëbashku që kur u bashkuan për herë të parë para tre muajsh në kopshti zoologjik të San Diegos.
Të dy janë rritur si ambasadorë të kafshëve në parkun e Safarit, si përfaqësues të specieve përkatëse, dhe janë vënë në shoqërinë e njëri-tjetri për të ndihmuar gatopardin të ruajë qetësinë në publik, pas braktisjes së tij nga e ëma. Trajnuesja dhe kujdestarja e kafshëve, Larissa Comb thotë se çfti i pazakontë i kafshëve vazhdon ende të ketë interes për publikun, pas miqësisë së veçantë të dy këlyshve që po rriten shumë shpejt.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO