Tekniku shprehet se është gati për finalet e Kampionatit Europian të Francës. “Jam gati për Europianin. Jemi në grupin e Francës e vërtetë, por do të jemi aty për të luajtur shanset tona. Fakti që jemi aty është një ëndërr që realizohet dhe ne duam ta zgjasim sa më shumë.
Në Europian nuk është vetëm skuadra por një popull i tërë”tha ai. Përsa i përket përgatitjeve tekniku u shpreh se përpos përgatitjeve në Austri dhe ndeshjes me këtë kombëtare në Vjenë, kuqezinjtë po tentojnë edhe një miqësore me Gjermaninë.
d.b/shqiptarja.com