Miqësoret, Conte e nis me fitore
Spanja humbet përballë Francës

Miqësoret, Conte e nis me fitore<br />Spanja humbet përballë Francës
Antonio Conte e ka nisur me këmbën e mbarë debutimin me kombëtaren e Italisë, pasi mundi Holandën në ndeshjen miqësore me rezultatin e pastër 2-0 në një ndeshje, e cila kishte vetëm 10 minuta histori, teksa pjesa tjetër nuk kishte shumë për të shënuar.

Italisë i mjaftuan vetëm 3 minuta lojë për të shënuar me Imobile, ndërsa 6’ më pas Holanda mbetet me një lojtar më pak, pasi Indi doli me karton të kuq, ndërsa nga pika e bardhë De Rosi shënon golin e dytë duke vulosur fitore, e cila ka shijen e fitores për Conten edhe pse ishte miqësore.

Ndërsa Gus Hidink vazhdon që të besojë te elementët e rinj, tek të cilët duket se do të bazohet shumë këtë edicion. Ndërsa Spanja e ka nisur me humbje ciklin e ri, teksa në ndeshjen me Francën në Paris humbi me rezultatin minimal 1-0 me gol të shënuar nga Loic Remy. Edhe pse ishte një miqësore, ndeshja ishte mjaft e fortë nga të dy ekipet që nuk reshtën së luftuari nga minuta e parë dhe deri në sekondën e fundit.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin