Miqësorja Austri-Shqipëri,De Biasi:
 Provë gjenerale për "Euro 2016"

Miqësorja Austri-Shqipëri,De Biasi:<br /> Provë gjenerale për "Euro 2016"
Kombëtarja shqiptare e futbollit është mbërthyer që sot nga ethet e miqësores me Austrinë e cila pritet të luhet në orën 17:30 të së shtunës.

Përfaqësuesja kuqezi është pritur mjaft ngrohtë nga tifozët në Vienë ka pasur një pritje mjaft të ngrohtë sot në mbërritjen e saj në Vjenë, ku dhjetra tifozë kanë dalë për të pritur kombëtaren. 

Sapo kanë shkelur në aeroport djemtë së bashku me stafin kanë gjetur mbështetjen e tifozëve të cilët kanë përfituar për të marrë edhe autografe. 

Pak para se të nisej drejt Austrisë trajneri Gianni De Biasi ka folur reth këtij takimi. Sipas trajnerit miqësorja ndaj Austrisë, një skuadër e nivelit të lartë, është pikënisja e përgatitjeve për eventin madhor të Euro 2016, një sfidë që shërben për të konsoliduar idetë dhe grupin. “Europiani fillon më 10 qershor, ndërsa ne nisemi drejt Vjenës për një miqësore që do të na shërbejë si eksperiencë e nevojshme, kur të kthehemi sërish në Austri në maj për të përgatitur si duhet europianin e Francës. Janë ndeshje që na shërbejnë për të bërë disa eksperimente, për të parë kushtet e futbollistëve si dhe për të punuar taktikisht me skuadrën”, thotë trajneri i kombëtares.

Kualifikimi për në në Europian ishtë një ëndërr që u bë realitet dhe tashmë një komb i tërë i ka sytë nga kuqezinjtë për diçka më të madhe. Presioni është i madh, por De Biasi ka recetën e duhur për të përballuar këtë eveniment. “Jemi të njëjtët, i afrohemi një evenimenti të rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi të jemi të qetë”, thekson trajneri.

7 mijë tifozë shqiptarë në Vjenë
Miqësorja e sotme ndaj Austrisë do të shërbejë për të krijuar një ide rreth mbështetjes që do të ketë Kombëtarja gjatë aventurës në finalet e Europianit. Mbështetja për kuqezinjtë, sa herë që luajnë jashtë kufijve, nuk ka munguar kurrë. E njëjta do të ndodhë edhe në Vjenë, ku tifozët shqiptarë pritet të jenë të shumtë në numër. Sipas mediave austriake, pak orë përpara sfidës në “Ernst Happel Stadium”, ishin shitur 25 mijë bileta, nga afro 51 mijë vende që është kapaciteti total i impiantit.

Plot 7 mijë vende janë për tifozët e Shqipërisë. Shifrat pritet të ndryshojnë, megjithatë të besuarit e Gianni De Biasit do të kenë mbështetjen e madhe të fansave, të cilët do të përbëjnë 1/3-ën e stadiumit. Një shifër e konsiderueshme, që realizohet më së shumti falë prezencës së shqiptarëve që jetojnë në Austri, por edhe vendet fqinje, Zvicër, Gjermani dhe Itali.



kombetarja

kombetarja

kombetarja

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)