Miq prej vitesh, Rita Ora do të performojë në eventin e organizuar nga Princi Harry

Miq prej vitesh, Rita Ora do të performojë në eventin e organizuar nga Princi Harry

Rita Ora dhe Prince Harry

Këngëtarja shqiptare Rita Ora do të performojë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Invictus 2023 të Princit Harry. Turneu i këtij viti zhvillohet në Dusseldorf, Gjermani, ku Rita do të performojë në ceremoninë e mbylljes më 16 shtator.

Daily Mail shkruan se Rita është një mikeshë e ngushtë e themeluesit të eventit Princ Harry, i cili pritet të mbajë një fjalim emocionues në ceremoninë e mbylljes.

Rita dhe Harry janë miq prej vitesh, me yllin e popit që mori pjesë në dasmën e Harrit në 2018.

Lojërat Invictus janë një turne me sporte për ushtarakët e plagosur, të lënduar apo të sëmurë, si në shërbim ashtu edhe për veteranë.

Harry luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e Lojërave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2014, kur 300 konkurrentë nga 13 vende morën pjesë në konkursin inaugurues në Londër.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv