Miqësia e veçantë evropiane, çifti Macron në darkën e parë shtetërore të Trump/ Fotot

Miqësia e veçantë evropiane, çifti Macron në darkën e parë shtetërore të Trump/ Fotot

Emmanuel Macron me bashkeshorten Brigitte sot ne Uashingron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte mbërritën në Uashington të hënën ku do të jenë të ftuarit e presidentit amerikan Donald Trump dhe zonjës së parë Melania Trump, në darkën e parë shtetërore të administratës Trump.

Çifti presidencial francez mbërriti në Joint Base Andrews, ku u luajtën dy himnet kombëtare franceze dhe amerikane.

'Ky është një nder i madh dhe një vizitë shumë e rëndësishme shtetërore duke parë momentin aktual” tha Macron shkurtimisht për gazetarët pasi zbriti nga avioni.

Çifti u shoqërua më pas me një delegacion për në Uashington DC, dhe u pa duke ecur në këmbë në qendër, disa lagje larg Shtëpisë së Bardhë.

'Përpara takimit tonë të parë të punës,, le të bëjëmë një shëtitje nëpër rrugët e Uashingtonit”, - shkruajti presidenti francez në Twitter.  

Çifti Macron pritet në orën 5 me orën lokale më Shtëpinë e Bardhë, nga ku ata do bëjnë një udhëtim të shkurtër me helikopterin Marine One për në rezidencën George Washington's Mount Vernon.

Nesër, do të zhvillohet një ceremoni e madhe në South Lawn të Shtëpisë së Bardhë, ku presidenti Macron dhe presidenti Trump do të zhvillojnë bisedime formale.

Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte mbërrijnë në Uashington

Dy udhëheqësit kanë krijuar një miqësi të pazakontë, pasi Trumpi i ka vlerësuar shumë risitë politike të sjella nga presidenti francez.

Kjo miqësi bën që Macron të jetë i preferuari i Trump në BE, edhe si pasojë e skepticizmit të Angela Merkelit ndaj presidentit amerikan.

Macron ju përgjigj kësaj miqësie pak kohë më parë, kur dërgoi avionët e tij luftarakë për të bombarduar fabrikat e armëve kimike të Assadit në siri, bashmë me amerikanët dhe britanikët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025