Miqësore në “Air Albania”, Sylvinho debuton te Shqipëria në 24 mars

Miqësore në “Air Albania”, Sylvinho debuton te Shqipëria në 24 mars

Kombëtarja shqiptare

24 marsi do të jetë dita kur  trajnerit brazilian, Sylvinho do të debutojë në stolin kuqezi. Kombëtarja do të zbresë në fushë me Uzbekistanin. FSHF ka qenë në bisedime edhe me ekipe të tjera por për shkaqe nga më të ndryshmet, u arrit marrëveshja me Uzbekistanin që do të vizitojë Tiranën në datën 24 mars. Kjo miqësore do të zhvillohet 3 ditë para ndeshjes më Poloninë, kualifikuese per EURO2024.  

Uzbekistani është një skuadër pak e njohur për Shqipërinë dhe shqiptarët edhe pse nuk renditet shumë larg kuqezinjve në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s. Kombëtarja Shqiptare mban vendin e 66 momentalisht ndërsa Uzbekistani të 77-tin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë