Miqësoret, Brazili për hakmarrje ndaj Gjermanisë, Spanja pret Argjentinën

Miqësoret, Brazili për hakmarrje ndaj Gjermanisë, Spanja pret Argjentinën

Gjermani-Brazil është një klasike e futbollit botëror një përballje që ka qenë finale e Kupës së Botës por mbi të gjitha do të mbahet mend për atë rezultat turpërues Gjermani 7 e Brazil 1 në vitin 2014-të. Sonte në mbrëmje në Berlin, Brazili ka një mundësi të mirë të hakmerret pasi do të përballet në ndeshjen miqësore me kampionët e Botës. Gjermania barazoi me Spanjën pak ditë më parë dhe është gati për këtë duel të cilin do ta luajë pa Muller dhe Ozil.

Trajneri Joachim Low vlerëson Brazilin aktual si një skuadër që luan mjaft mirë në sulm por që është e disiplinuar edhe në mbrojtje. Nga ana tjetër dëshira për të marr hak tek brazilianët është e madhe. Trajneri Tite ka deklaruar se ajo humbje 7-1 ndaj Gjermanisë ende djeg. Brazili është stërvitur në stadiumin e Berlinit dhe do të luajë me më të mirët.

Në Madrid në stadiumin “Wanda Metropolitano” luhet një tjetër miqësore luksi Spanja pret Argjentinën e Leo Messit. Me më të mirët pritet të luajnë iberikët që duan të provojnë forcat përballë njërës prej favoriteve. Argjentina është në formë pasi pak ditë më parë mundi Italinë 2-0 ndërsa lajmi i mirë është që kapiteni Leo Messi është i gatshëm dhe do të luajë ndaj Spanjës.

Në “Wembley” është prova e dytë e Italisë së Di Biagios ndaj Anglisë ndërsa Holanda likuidoi Portugalinë e Cristiano Ronaldos në miqësoren e zhvilluar në Gjenevë. Tulipanët i mposhtën kampionët e Europës 3-0 me golat e shënuar që në pjesën e parë nga Depay, Babel dhe Van Dijk.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët