Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran, do të drejtojë për herë të parë kuqezinjtë në dy ndeshjet miqësore të qershorit që do të luhen në 'Air Albania', kundër Izraelit dhe Luksemburgut.

Ndërkohë, janë publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësinë në këto sfida.

Në sfidën Shqipëri - Izrael, që do të luhet më 3 qershor në orën 20:00, arbitër kryesor do të jetë malazezi Milos Savovic, ndërsa bashkëkombasit Marko Gojkovic dhe Vladislav Radenovic do të jenë asistentët e tij. Juxhin Xhaja do të jetë arbitër i katërt i kësaj miqësoreje.

Një skuadër arbitrash nga Kosova do të vendosin drejtësi në miqësoren Shqipëri - Luksemburg, që do të luhet më 6 qershor në orën 20:00. Genc Nuza do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të jenë asistentët e tij. Eldorjan Hamiti do të jetë arbitër i katërt i kësaj miqësoreje.