Klubet e futbollit shqiptar janë në pushim për shkak të Kupës së Botës. Skuadrat vijojnë me stërvitjet, teksa nuk duan të humbasin formën dhe duan të jenë gati me rinisjen e garës. Në të tilla kushte, disa nga skuadrat kanë zhvilluar teste miqësore mes tyre.
Dje, në kompleksin e Pezë-Helmësit Laçi fitoi 1-0 me Burrelin. Skuadra kurbinase iu fal një goli të Babatunde. Në ndeshjen e parë të Gentian Mezanit në rikthimin në stolin e Laçit, bardhezinjtë ia dalin të fitojnë.
Në "Skënder Halili", Dinamo humbi 1-2 me Kukësin. Daci dhe Berisha shënuan në pjesën e dytë për verilindorët. Në stadiumin "Selman Stërmasi" Tirana u imponua dhe fitoi 3-1 me Besën falë golave të Xhixhës, Patric dhe Nikqit.
Rezultatet:
Dinamo 1-2 Kukësi (Daci 63', Berisha 85')
Laçi 1-0 Burreli (Babatunde)
Tirana 3-1 Besa (Xhixha, Patric, Nikqi)