Me shumë mundësi kjo është përzgjedhja e fundit që bën si trajner i Kombëtares. Edy Reja ka zbuluar lsitën me 27 futbollistët e grumbulluar për miqësoret ndaj Italisë e Armenisë që Shqipëria do t’i luajë në “Air Albania” në Tiranë.
Miqësorja me “të kaltërit” kampionë të Europës në fuqi do të luhet të mërkurën e ardhshme më 16 nëntor e me Armeninë tre ditë më vonë. Ashtu edhe siç pati premtuar pas miqësoreve me Arabinë Saudite e Katarin tekniku italian ka grumbulluar tre futbollistë nga kampionati shqiptar dy mbrojtësit e Partizanit Eneo Bitri e Andi Hadroj dhe kapitenin e Vllaznisë Erdenis Gurishta. Baza e të grumbulluarave është ajo e zakonshmja ndërsa ka mungesa edhe për shkak dëmtimesh apo zgjedhje teknike.
Bie në sy rikthimi i katër futbollistëve kryesore që kishin munguar për shkak dëmtimi si Gjimshiti, Kumbulla, Bare e Qazim Laçi ndërsa konfirmohet Kristal Abazaj. Grumbullimi fillon të dielën në Durrës ditë në të cilën Reja do dalë përpara mediave. Ndërkaq Italia që nuk do të shkojë në Katar do vij në Tiranë me yjet e skuadrës.
Për dy miqësoret me Shqipërinë e Austrinë tekniku Mancini ka grumbulluar futbollistët më me emër si Donnaruma në portë ,Bonucci, Bastoni, Barella, Verrati e Tonali. Rikthehet Chiesa e grumbullohen talentet e Juventusit Miretti e Fagioli. Sfida luhet të mërkurën duke nisur nga ora 20:45 e ndërkaq vijon edhe shitja e biletave.