Më 16 dhe 19 nëntor kombëtarja do luajë dy ndeshje miqësore në ‘Air Albania’ fillimisht kundër Italisë dhe më pas ndaj Armenisë.
Për të patur sa më shumë tifozë në stadium FSHF ka mendur për një paketë ku përfshihen biletat e të dy ndeshjeve. Pra për ata tifozë të cilët kanë në plan të ndjekin të dy takimet e kombëtares.
Çmimet e paketës për tribunat përkatëse.
Më herët, më 9 nëntor kuqezinjtë do zhvillojnë një tjetër miqësore, por këtë herë kundër Katarit, që është edhe vendi organizator i Botërorit, që nis për pak dit. Ashtu si në miqësoren kundër Arabisë Saudite edhe këtë herë Reja ka vendosur të grumbullojë futbollistët nga Superliga. Jo më kot edhe java e 12 është shtyrë.