Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve e ka mbyllur në mënyrë dramatike ndeshjen miqësore kundër Ukrainës. Kuqezinjtë në fund barazuan 2-2, në duelin që ishte i vlefshëm për përgatitjet e Evropianit U-21, që zhvillohet në Shqipëri në 2027 bashkë me Serbinë.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Dodajt, i cili krijoi edhe mundësi të tjera shënimi. Por në pjesën e dytë, brenda dy minutash u përmbys rezultati nga ukrainasit të cilët shënuan fillimisht me penallti e në vijim pas një goditje dënimi ku e gjithë mbrojtja ishte në gjumë.

Më pas ata mbeten me 10 lojtarë e kjo ndihmoi Shqipërinë të shtonte trysninë e kërkonte golin e cili erdhi në minutën e fundit, pas zhvillimit të një goditje këndi ku Maksuti me kokë shënoi atë të barazimit 2-2.