Miqësoret me Italinë në Koverçano, drejtori teknik i FSHF-së: Përvojë unike për ekipet kombëtare

Miqësoret me Italinë në Koverçano, drejtori teknik i FSHF-së: Përvojë unike për ekipet kombëtare

Kombëtaret U-19 dhe U-18 kanë zhvilluar ditët e fundit miqësore me bashkëmoshatarët e tyre të Italisë në qendrën stërvitore të ‘axurrëve’, Koverçano. Dy miqësore prestigji për të rritur cilësinë dhe për t’u matur me më të mirët. Edhe rezultatet ishte optimiste pasi kuqezinjtë humbën me rezultate minimale, por sipas drejtorit teknik të FSHF-së, Giancarlo Camolese, i cili ishte i pranishëm gjatë këtij grumbullimi, kjo ekpseriencë do t’i vlejë shumë futbollistëve pjesmarrës.

– Cilat ishin objektivat e këtyre dy miqësore dhe a jeni i kënaqur me ecurinë e grumbullimit?

– Objektivi ishte të ballafaqonim djemtë tanë me një kombëtare, që në këtë moment ka ekipe mjaft të mira për moshat. Këtë e dëshmon edhe fitorja e Evropianit të fundit, por edhe me ekipet e moshave aktualisht Italia po bën paraqitje shumë të mirë. Kështu që qëllimi ishte të ballafaqonim djemtë tanë në aspektin teknik dhe t’u jepnim atyre mundësinë e një eksperience unike. Sepse djemtë tanë u stërvitën në të njëjtën fushë ku janë stërvitur kampionët e Europës, janë njohur me ambientet e qendrës teknike të Koverçanos dhe besoj se në fund ka qenë një sukses si nga pikëpamja teknike, pasi skuadrat kanë bërë një paraqitje të mirë, ashtu edhe nga pikëpamja edukative dhe formuese.

– Çfarë përfitimesh mund të themi se kemi marrë nga këto dy miqësore të ekipeve Kombëtare të moshave në Koverçano ndaj Italisë dhe për çfarë i kanë shërbyer më shumë?

– Së pari, na kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer. Na vunë në dispozicion të gjithë qendrën teknike dhe na kanë ndihmuar për çdo gjë. Besoj se edhe kjo dëshmon faktin se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë shumë të forta dhe shumë miqësore. Djemtë tanë matën forcat me lojtarë, të cilët luajnë te Juventusi, Milani, Interi dhe kanë bërë një paraqitje të mirë në aspektin taktik. Ishin dy ndeshje shumë të ekuilibruara, sidomos e dyta. Në ndeshjen e parë kemi vuajtur pak më shumë, por ekipi u soll mirë në fushë. Ndërsa në sfidën e dytë kemi bërë një ndeshje shumë më të ekuilibruar dhe kemi marrë komplimente nga shumë vëzhgues, të cilët ndoqën miqësoren.

– Kemi luajtur ndaj Italisë, që është një nga shkollat më të mira të futbollit në botë. Cilat janë diferencat që keni vënë re gjatë miqësoreve apo nivelit?

– Siç kemi rënë dakord edhe me Presidentin Duka kemi menduar të punojmë për zhvillimin e mëtejshëm të gjithë futbollit shqiptar, duke kërkuar bashkëpunim me klubet, me trajnerët me synimin për të pasur një ide të përbashkët të lojës, që vjen nga turnetë e mëdha që shohim dhe mbi të gjitha nga mundësia për t’u dhënë të gjithë lojtarëve shansin për t’u matur me të tjerët dhe për të garuar në nivele të larta. Kjo mundësi që duhet të kenë futbollistët shqiptarë për t’u matur me skuadra të nivelit të lartë sigurisht që do t’i ndihmojë të rriten. Këtë herë kishim zgjedhur Italinë, por do të ishte bukur që djemtë të ballafaqoheshin edhe me Spanjën, Gjermaninë, etj., në mënyrë që të kenë gjithmonë teste të nivelit të lartë.

– Çfarë impresionesh keni për lojtarët e grumbulluar dhe a keni evidentuar elementë interesantë që mund t’i vlejnë ekipeve kombëtare për të ardhmen?

– Përshtypjet ishin të mira për të dyja grupet, por janë djem që po rriten. Ishte eksperienca të mira për ta, por duhet të qëndrojnë më këmbë në tokë. Kjo është vetëm shkalla e parë, do të kenë përpara shumë pengesa për të kaluar dhe kjo duhet të jetë një pikënisje për të pasur stimujt e duhur për të vazhduar punën e mirë me klubet e tyre. Ata duhet të dinë se Federata dhe trajnerët e ekipeve Kombëtare i monitorojnë me kujdes të gjithë dhe presim rritjen e tyre të mëtejshme.

– Cilat janë planet për të ardhmen dhe objektivat e ekipeve kombëtare në turnetë zyrtarë? Çfarë keni programuar për rritjen e ekipeve kombëtare të moshave?

– Objektivi ynë është të punojmë ngushtë me shkollat, me projektet brenda shkollave, për t’i njohur të gjithë me punën e federatës, të klubeve, për t’i njohur me futbollin në të gjitha zonat. Të përmirësojmë e të fuqizojmë edhe më tej zyrat tona rajonale, të përmirësojmë përmes shkollës së trajnerëve cilësinë e trajnerëve tanë, pra të punohet në disa drejtime njëherësh.

Është e qartë se për t’ia arritur qëllimit kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjitha klubeve. Duke pasur bashkëpunimin e tyre do të jetë e lehtë të përmirësohet niveli i futbollit shqiptar dhe t’u japim djemve në Shqipëri një mundësi për t’u bërë të njohur dhe për t’u vlerësuar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë