Miqësoret me Turqinë/ Trajneri Ahmataj publikon listën e Shqipërisë U-19, grumbullon 20 lojtarë

Miqësoret me Turqinë/ Trajneri Ahmataj publikon listën e Shqipërisë U-19, grumbullon 20 lojtarë

Kombëtarja U-19

Shqipëria U-19 do të luajë dy takime miqësore ndaj Turqisë në datat 6 dhe 8 shtator. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Izmit të Turqisë, teksa trajneri Julian Ahmataj ka bërë publike listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar.

Tekniku shqiptar do të ketë në dispozicion elementët më të spikatur të kësaj grup-moshe, teksa 7 lojtarë vijnë nga klubet shqiptare si Skënderbeu, Tirana, Bylis, Teuta, AF Elbasani dhe 13-të prej tyre aktivizohen në klube të huaja si Udinese, Olympiacos, Empoli, US Cremonese, Parma, Lazio, Cesena, Sassuolo, ADO Den Haag, Genoa dhe Leçe.

Kombëtarja U-19 do të nisë grumbullimin direkt në Turqi më 2 shtator. Ndeshja e parë e kuqezinjve është programuar të luhet më 6 shtator në orën 16:00, ndërsa takimi i dytë është planifikuar të luhet dy ditë më vonë, më 8 shtator po në orën 16:00.

Dy testet miqësore ndaj Turqisë janë një mundësi e mirë për të kolauduar skuadrën në kuadër të impenjimeve në kualifikueset e Europianit “Rumani 2025” për këtë grupmoshë që do të luhen në vendin tonë në muajin nëntor. Shqipëria është pjesë e Grupit 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Më poshtë, edhe lista me emrat e lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-19:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni