'Për mua s'janë miqësore', Reja shpall listën për dy ndeshjet e Kombëtares: Kamberi nuk ka qasje pozitive! (VIDEO)

TIRANË- 25 futbollistë ka zgjedhur të grumbullojë trajneri i Kombëtares Edy reja për dy ndeshjet miqësore të qershorit kundër Uellsit dhe Republikës Çeke, të dyja pjesë e Europianit Euro 2020.

‘Janë teste shumë të rëndësishme, për mua nuk janë miqësore. Na duhet mentaliteti i duhur për të luajtur këto sfida. Në Kombëtare nuk ekziston termi miqësore. Lojtarët që do të vijnë duhet të japin maksimumin, sepse vlejnë shumë për ndeshjet e shtatorit,’-u shpreh Reja.

Përsa i përket listës Reja ka sqaruar se portierët Strakosha dhe Berisha kanë probleme fizike, pavarësisht se ky i fundit është grumbulluar. Për t’i zëvendësuar janë thirrur Alen Sherri i Laçit dhe Harizaj i Apolonisë, ndërsa në total janë tre futbollistë nga Superliga duke përfshirë edhe sulmuesin e Tiranës Taulant Seferi. Sakaq të kuqezinjtë ka rikthime si Trashi, Abrashi, Roshi dhe Balaj. Nedim Bajramaj ende s’ka marrë leje nga FIFA, ndërsa gjasat që sulmuesi Florian Kamberi të vishet sërish kuqezi janë të pakta pas përplasjeve me trajnerin.

‘Prisja më shumë nga Kamberi. Na ka thënë se kishte probleme me dëmtimet, por nuk ka qasje pozitive. Ne e donim në skuadër, por ai ose nuk është mirë se ka probleme me kokën e tij. Në ndeshjet  fundit e kam ndjekur dhe nuk është si më parë. Ne jemi gati të ulemi dhe të diskutojmë me të për të ardhmen. Gjithashtu jemi të gatshëm të rishohim edhe pozicionin tonë,’-tha italiani.

Të dy përballjet do luhen në transfertë. Kuqezinjtë fillimisht do inkuadrohen me Uellsin në datën 5 qershor, ndërsa me datë 8 luajnë përballë Republikës Çeke.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë