Këtë herë jo për një trofe por për të dhënë një mesazh të fortë në dhunën ndaj vajzave. Klubi i Romës, i saposhpallur kampion në Seria A organizoi një miqësore me vajzat e Partizanit.
Një ndeshje futbolli e vajzave për të sensibiluar opionionin, që t'i thotë jo dhunës ndaj tyre. Për këtë kontribuan vajzat futbolliste të Partizanit, të cilat në "Arenën e Demave" pritën Romën, një ekip që tashmë zemrën e ka në Tiranë që pas finales së Conference League.
Gadishmëria për te ardhur në kryeqytetin shqiptar ishte e lartë sidomos për kauzën e dhunës ndaj vajzave. E megjithatë edhe fitoren e morën, pasi Partizani humbi 3-1, por gjithsesi rezultati ishte në plan të dytë.
Blerina Bajko, zyrtare e Partizanit tha se ky aktivitet u mbështet nga ambasada italiane.
"Ky aktvitet u mbështet nga ambasada italiane, që së bashku me përfaqësuesit e dy klubeve u shprehën mbështetjen vajzave të dhunuara", tha Bajko.
Fabrizio Bucci, ambasador i Italisë në Shqipëri tregoi për rëndësinë e barazisë.
“Është një ndeshje që e vlerësojmë shumë për faktin se përveç garës ka për qëllim edhe sensibilizimin për vajzat. Duke përfituar nga futbollistet e Romës dhe Partizanit duhen sensibiluzuar publiku mbi rëndësinë e barazisë, balancës gjinore, që në i qëndrojmë shumë besik. Duhet bërë më shumë për dhunën ndaj vajzave”, tha ambasadori italian në vendin tonë.
Komente









