VIDEO/ Miqësorja në terr informativ, kombëtarja shqiptare barazon me Arabinë Saudite! Për kuqezinjtë shënon Balaj, Reja eksperimenton

VIDEO/ Miqësorja në terr informativ, kombëtarja shqiptare barazon me Arabinë Saudite! Për kuqezinjtë shënon Balaj, Reja eksperimenton

Kombëtarja në ndeshjen kundër Arabisë Saudite

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 me Arabinë Saudite në miqësoren e zhvilluar pasditen e së mërkurës në Abu Dhabi (stadiumi Al Nahyan). Për kuqezinjtë e Rejës shënoi Bekim Balaj në minutën e 48 të ndeshjes, tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë. Më herët skuadra e Arabisë Saudite shënoi me penallti në minutën e 43 të ndeshjes me Saleh Khalid Alshehri.

Dueli nuk u transmetua në asnjë televizion, teksa kishte terr informacioni edhe për rezultatin. Në këtë duel trajneri Edy Reja provoi lojtarët e Superligës dhe ata që nuk kanë marrë shumë minuta në grumbulimet e mëparshme.

Trajneri Reja e nisi ndeshjen me skemën 3-5-2, me mbrojtjen që kthehej me pesë futbollistë në sulmet e Arabisë Saudite. Për herë të parë me kuqeznjtë u aktivizuan disa lojtarë të Superligës, teksa Gurishta, Bitri, Turkaj, Albion Marku, Mala, Deliu, Hadroj dhe Xhixha e nisën ndeshjen nga minuta e parë. Në 45 minutat e dyta u futën edhe Roshi, Skuka, Balaj, Mitaj, Rrapaj, Kallaku, Janku, Selmani, Toli apo Hakaj.

Në minutën e 74 të ndeshjes, kuqezinjtë pretenduan edhe për një 11 metërsh me Skukën. Sulmuesi i Partizanit u pengua në zonë, me arbitrin që akordoi faull në sulm. Ky duel i ka shërbyer trajnerit për të parë cilësitë e lojtarëve të grumbulluar, teksa "shpëtohet" sërish nga veteranët. Kujtojmë se ky duel me kërkesë të Arabisë Saudite nuk u transmetua në TV, për shkak se ky ekip merr pjesë në Kupën e Botës Katar 2022 dhe nuk dëshironte që kundërshtarët të mësonin skemat e tyre.

Formacioni startues:

Shqipëria: Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçolli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha Trajner: Edy Reja

U aktivizuan: Roshi, Skuka, Balaj, Mitaj, Rrapaj, Kallaku, Janku, Selmani, Toli, Hakaj.

Goli i Arabisë Saudite:

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Barazon Shqipëria, Balaj ndëshkon Arabinë Saudite në nisjen e pjesës së dytë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan miqësoren me Arabinë Saudite në Abu Dhabi. Pjesa e parë është mbyllur në avantazhin 1-0 të Arabisë Saudite, me golin që u shënua në minutën e 43 të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Me nisjen e 45 minutave të dyta, kuqezinjtë kanë barazuar me shkodranin Balaj. Kombinimi i Bekimit me Roshin ka sjellë golin për barazimin 1-1 në minutën e 48 të takimit.

Në fushë pjesën e dytë u aktivizuan këta futbollistë: Roshi, Skuka, Balaj, Mitaj, Rrapaj, Kalaku, Janku

Ora 17:34
VIDEO/ Miqësorja me Arabinë Saudite, Kombëtarja kuqezi e pëson nga penalltia! Mbyllet pjesa e parë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan miqësoren me Arabinë Saudite në Abu Dhabi. Pjesa e parë është mbyllur në avantazhin 1-0 të Arabisë Saudite, me golin që u shënua në minutën e 43 të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Kujtojmë se ky duel është në terr të plotë informativ, me duelin që nuk transmetohet në asnjë kanal televiziv.

Formacioni startues i kuqezinjve:

Shqipëria: Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Mucolli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha Trajner: Edy Reja

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama uron 1 majin me pamje nga Thethi: Suksese njerëzve të punës

Rama uron 1 majin me pamje nga Thethi: Suksese njerëzve të punës